Fabio Colliva, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola Bottling Shqipëria: “Ne jemi të lumtur të
mbështesim të rinjtë të shprehin kapacitetet e tyre inovatore dhe krijuese, në mënyrë që përmes
aftësive artistike, ata të përcjellin mesazhe të lidhura me kulturën dhe zhvillimin e vendit”.
Tiranë, 25 tetor 2022. Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë.
Ky është një nga eventet më të mëdha artistike në kryeqytet, gjatë të cilit, Coca-Cola në
Shqipëri ofroi kontributin e saj, në promovimin e krijueshmërisë dhe ri-formësimin e hapërsirave
në qytet përmes shprehjes së artit.
Mural Art mblodhi së bashku në një ceremoni të veçantë inaugurese, Nënkryetaren e Bashkisë,
Keti Luarasi, Koordinatoren e titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 - Kongresi Rinor
Kombëtar, Aspasjana Kongo, Drejtorin e Përgjithshëm, të Coca-Cola Bottling Shqipëria, Fabio
Colliva, të rinj dhe të reja artiste, artdashës por edhe qytetarë.
Coca-Cola është partner strategjik i “Tirana, Kryeqytetit Evropian i Rinisë 2022” dhe përgjatë këtij viti ka mbështetur nisma dhe aktiviteteve të ndryshme në kryeqytet. Grupi i të rinjve dhe të rejave artistë të Mural Art, u bë pjesë e një serie 3-ditore workshop-esh trajnuese, ku përfaqësuesit e Coca-Colës bashkëpunuan me pjesëmarrësit – si pjesë e një kompanie që forcën e brandit të saj, e ka shtrirë edhe në ndarjen e momenteve që sjellin emocione por edhe edhe në përkushtimin për investime afatgjata në vend, duke vendosur prioritete ambicioze në drejtim të agjendës së qendrueshmërisë. Procesi trajnues i shërbeu të
rinjve, si frymëzim, për të konceptuar skicat artistike të muraleve të reja duke përcjellë përmes
tyre mesazhe me impakt të madh.
Në fjalën e saj, Nënkryetarja e Bashkisë, Keti Luarasi e konsideroi të rëndësishme forcimin e
talenteve artistike të të rinjve dhe përfshirjen e aftësive të tyre, në aktivitete që synojnë zhvillimin
në qytet.
Luarasi falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm të CCBS, Fabio Colliva për mbështetjen si
dhe të rinjtë për realizimin e punëve artistike të muraleve. “Muralet përmbajnë mesazhe që kanë
brenda gjithë dashurinë që të rinjtë i sjellin komunitetit” -tha Luarasi.
Koordinatorja e titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 - Kongresi Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo tha se: “Ne synojmë ta vijojmë këtë nismë edhe vitin e ardhshëm, duke përfshirë të rinjtë me skica artistike të realizuara prej tyre në qytet.”
Fabio Colliva, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola Bottling Shqipëria falenderoi të pranishmit dhe
përshëndeti ceremoninë e Mural Art ndërsa tha:
“Impakti social-ekonomik, i cili na bën krenarë është rezultat i punës që Coca-Cola bën në
Shqipëri, përmes CCBS që nga viti 1994. Ne jemi të lumtur të mbështesim të rinjtë të shprehin
kapacitetet e tyre inovatore dhe krijuese, duke mundësuar që mesazhet e tyre të jenë të dukshme si pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve. Mural Art krijoi një model pozitiv, që dëshmon se si bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm nxit talentin artistik të të rinjve dhe thellimin e njohurive rreth konceptit të përgjegjësisë sociale.” u shpreh Z. Colliva.