Out and About

Në shtëpinë më të veçantë në Tiranë: Surprizat e eventit special

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2022

Në shtëpinë më të veçantë në

Një vend ku takohet dizajni dhe teknologjia dhe është gjithmonë e mbushur me miq të mirë…Kjo shtëpi mban emrin Vanto dhe ju siguroj që në vijim të këtij artikulli do të pëshpërisni me vete: “Ah, çfarë mrekullie!”

Ceremonia e përurimit të Vanto më 29 shtator, ngjalli kureshtjen e njerëzve të njohur të botës së gastronomisë, arkitekturës, dizajnit, medias dhe biznesit. Përpos përfaqësive zyrtare të markave të mirënjohura të pajisjeve elektroshtëpiake, Vanto prezanton për herë të parë në Shqipëri marka prestigjioze, që nga brandet handmade italiane e deri te ekselenca skandinave, me gjithë liderët e çdo sektori: Asko, Ilve, Siemens, Liebherr, Falmec, Dyson dhe Laurastar.

Në shtëpinë më të veçantë në

Nën moderimin e Ori Nebiaj, mbrëmja ishte një përputhje ideale e dizajnit dhe teknologjisë. Në këndin e degustimit të verës dhe prezantimit të frigoriferëve ftohës ishte somelieri Flori Uka, i cili ndau me të pranishmit disa “sekrete” për ruajtjen dhe vjetërimin ideal të pijes që ai do më shumë. E dinit se niveli i vibrimit zbeh aromën e verës? Apo se një pajisje e vetme ju skanon etiketat në çdo shishe dhe ju tregon çdo informacion për të, që nga mënyra e vjetërimit e deri te komentet e somelierëve në të gjithë botën për çdo verë që ju përzgjidhni?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

Për ushqimin u kujdes shefi i mirënjohur Alfred Marku, i cili ofroi një cooking show me receta të përzgjedhura, në dukje te komplikuara, por të realizuara aq thjeshtë me mbështetjen e teknologjisë në kuzhinë. Për ne ishte surprizë njohja për herë të parë me teknologjinë Celcius Cooking që e ofron vetëm Asko, ku temperatura kontrollohet në precizion edhe në pianurën e induksionit me gradë Celcius, njëjtë si gatimet në furrë.

Në shtëpinë më të veçantë në

Në mbrëmjen e përurimit nuk mungoi as muzika e mirë nga Eugent Bushpepa, të cilin rrallëherë e shohim në evente private, por mesa duket është e vështirë të mos jesh në Vanto!

Që në hyrje të showroom-it lexohet: “Një eksperiencë e re nis këtu, tani.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

Teksa zbulonim çdo kënd të showroom-it, veçanërisht për stinën e lagësht të vjeshtës dhe dimrit, u njohëm për herë të parë me dollapin e tharjes, dedikuar tharjes natyrale të çdo materiali, që nga çizmet e lëkurës e deri te pëlhurat e mëndafshit. Ky është shpëtimi për faturat e pastrimit kimik për tharjen e palltove delikate apo shërbimeve të dedikuara për këpucët. Praktikisht çdo gjë që nuk do të guxonit ta trajtonit në një lavatriçe tharëse!

Vanto është ideuar si një showroom eskperiencial, ku produktet “serviren” si vepra arti në një vitrinë dinjitoze dhe ku çdo pajisje mund të testohet nga ana funksionale. Nje rëndësi e veçantë i është dhënë një zone të dedikuar për degustim ushqimi dhe pijesh, duke mbështetur jetën e gjallë të showroom-it.

Në shtëpinë më të veçantë në

Ekspozimi i teknologjisë së brendshme të pajisjeve i jep mundësi çdo vizitori të informohet më shumë mbi teknologjinë që Vanto promovon me aq krenari.

A nuk është një copëz arti soba ‘Nostalgie’ nga Ilve? Mos më thoni që shihni këtë sobë dhe nuk rrëmbeheni nga dëshira për një larmishmëri gatimesh që ngacmojnë shqisat! E krijuar me dorë nga brandi elitar italian, Ilve njihet si soba e trashëgimisë. Po, vërtet mund të trashëgoni një sobë të tillë!

Në shtëpinë më të veçantë në

Aspiratorë që duken si ndriçues apo bëhen njësh me tavanin, apo edhe frigoriferë ftohës vere me tre zona temperature, ndryshe nga çdo ftohës tjetër.

Njihuni në vijim me disa nga të preferuarat tona:

1

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

2

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

3

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

4

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

5

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

6

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

7

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanto Home (@vanto.al)

Gama e produkteve në Vanto lejon mundësi blerjeje për çdo familje, pa bërë asnjë kompromis me cilësinë. Vanto ofron edhe asistencë pas-blerje deri në 10 vjet, dhe kështu ju nuk duhet të mendoni për asgjë tjetër!

Edhe nëse për momentin nuk ju nevojitet asnjë pajisje e re, ne ju rekomandojmë të vizitoni showroom-in e Vanto-s pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”, në kompleksin Delijorgji, qoftë edhe për t’u informuar me të rejat më të fundit dhe për të përjetuar një eksperiencë të re.