Social Buzz

Paskërka vetëm 2 lloje buzëqeshjesh dhe pasi t'i mësoni, do i thoni 'JO' botoksit!

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2022

Paskërka vetëm 2 lloje buzëqeshjesh dhe pasi t'i

A i keni parë ndonjëherë fotot tuaja dhe keni menduar: Pse dukem kaq keq kur buzëqesh?

"Duket si një buzëqeshje fallso, sepse është një buzëqeshje fallso. Dhe u desh të merrja një diplomë në neuroshkencë që të kuptoja pse," shprehet neuroshkencëtari Alex Korb.

Një buzëqeshje e vërtetë nuk fillon nga fytyra - ajo fillon nga qarku emocional i trurit tuaj.

Mjeku francez i shekullit të 19-të, Guillaume Duchenne zbuloi se ka dy lloje buzëqeshjesh.

Së pari, ka buzëqeshje të sinqerta që lindin nga ndjenjat e lumturisë dhe gëzimit. Tipari më i dukshëm i tyre janë qoshet e gojës të kthyera lart, por ato nuk ndikojnë vetëm në gojën tuaj, por gjithashtu bëjnë që truri të kontraktojë një muskul të caktuar rreth syrit të quajtur orbicularis oculi, i cili shkakton rrudha në skajet e syve tuaj. Kjo quhet "buzëqeshja e Duchenne".

Lloji i dytë (buzëqeshjet jo-Duchenne) janë thjesht lëvizje të gojës suaj. Sytë nuk përfshihen. Ne shpesh e bëjmë këtë për mirësjellje ose kur dikush na fotografon dhe na thotë "buzëqeshni". Siç thamë, buzëqeshja duket e rreme sepse është e rreme.

Por edhe pse rrudhat rreth syve janë pjesë e një buzëqeshjeje natyrale, disa njerëzve nuk u pëlqen shfaqja e këtyre rrudhave dhe zgjedhin t'i eliminojnë ato duke injektuar një neurotoksine për të paralizuar muskuj të veçantë të fytyrës, pra: Botoks.

Megjithatë, kini kujdes nga kjo qasje. Një studim (Etcoff, 2021) zbuloi se pas Botox-it, "pacientët dukeshin më të rinj, megjithëse jo më tërheqës". Thënë kjo, edhe nëse shoqërohen me pak rrudha rreth syve, ne i shohim buzëqeshjet e vërteta më tërheqëse.

Si mund ta përdorni këtë informacion për të qenë më fotozhenik? Ndaloni së fokusuari në lëvizjet e gojës tuaj dhe në vend të kësaj filloni duke ndryshuar aktivitetin emocional të trurit. Mundohuni të kërkoni gëzim ose humor të vërtetë në situatë.

Mos e detyroni veten të buzëqeshni. Lejojani vetes të buzëqeshni. Qeshni me fotografin, ose qeshni me veten dhe me absurditetin se sa e vështirë është të dukesh e natyrshme. Ndryshimi i emocioneve ndryshon trurin tuaj dhe kur emocionet janë reale, buzëqeshja juaj nuk do të jetë e rreme.

Burimi: Psychology Today