Marredhenie

3 mënyra shumë inteligjente që ju ndihmojnë të 'filtroni' më mirë njerëzit përreth jush

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2022

3 mënyra shumë inteligjente që ju ndihmojnë të

Kur vjen puna tek shoqëria zë 100% vend shprehja "më pak është më mirë". Kjo sepse sa më i gjerë të jetë rrethi aq më shumë janë shanset të lëndoheni  dhe aq më e vështirë bëhet për të selektuar miqtë e vërtetë. 

Pra, në vend që të shpenzoni energjitë tuaja në raporte sipërfaqësore, dedikojani kohën lidhjeve shoqërore cilësore. Po si ta përcaktoni se ku duhet të investoni dhe cilët prej tyre t'i lini të shkojnë? Askujt s'i pëlqen të humbasë miq, por e mira është të filtroni disa prej tyre në bazë të vlerave tuaja. 

Ka 3 mënyra shumë inteligjente që do t'ju ndihmojnë gjatë procesit të zgjedhjes.

1. Përcakto qartë çfarë është për ty "një shok i mirë"

Cilat janë vlerat e tua? Përgjithësisht ato definohe në bazë të njeriut që ti do bëhesh. Askush nuk vepron gjatë gjithë kohës në përputhje me vlerat e tij/saj sepse në fund të ditës jemi njerëz dhe gabojmë, por e rëndësishme është të dimë cilat janë shtyllat në të cilat mbështetemi për vendimarrjet e rëndësishme.

Përsa i përket shoqërisë, interesant është fakti që disa njerëz e përcaktojnë ndryshe të njëjtën vlerë. Të qënit shok i mirë mund të perceptohet ndryshe nga një njeri në tjetrin. Prandaj, detyra juaj është të gjeni atë mikun që ndan të njëjtin perceptim me ju për shoqërinë.

2. Kërkoni për miq me të njëjtat vlera

Ndonjëherë edhe vlerat tona ndryshojnë. Ndonëse njerëzit që zgjedhim të kemi në krahë s'kanë pse të jenë njësoj si ne, është e rëndësishme të ndikojnë për mirë tek personaliteti ynë duke na bërë njerëz më të mirë nga ç'ishim. Ne jo gjithmonë kemi nevojë të kemi të njëjtat interesa me miqtë tanë dhe është ok, por duhet që bazat e parimeve dhe vlerave të jenë të njëjta. Ti mund të jesh mik me dikë që nuk ndan të njëjtën bindje politike me ty, për aq kohë sa dini të komunikoni, jeni mendje hapur dhe kuptoheni.

3. Rezervoni kohë për miqtë tuaj më të mirë

Disa miq janë prioritet krahasuar me disa ë tjerë. Të gjithë ne e kemi atë shokun/shoqen të është shpirti i festës, por kjo nuk mjafton për të krijuar një miqësi të vërtetë. Ne kemi nevojë për njerëz që janë prezentë, janë aty për ne dhe të qëndrueshëm. 

Nëse dikush s'është i pranishëm rregullisht për ju, ndoshta s'është e thënë të jetë shoku juaj më i mirë edhe pse mund të jenë njerëz perfektë.  Mos kini frikë të vendosni filtra dhe të tregoheni selektues. Kujtoni se koha, energjia dhe dashuria janë të vyera, s'mund t'i jepen kujdo.

Burimi: Psychology Today