
Jo më larg se dje, nën "presionin e makinës së të vërtetës", Bora, e ftuar në programin e Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas”, zbuloi se po, ka një tatuazh dedikuar Donaldit dhe nga ana tjetër edhe Donaldi kushtuar Borës.
View this post on Instagram
Përpos kësaj, Bora, me duart dhe shkrimin e saj, i gdhendi në lëkurë fjalën “idiot” Donaldit.
Megjithatë, njerëzit i kishin rënë në të, pasi kohë më parë, kur ende postoheshin foto me rroba banjo, u tha se Bora Zemani kishte bërë një tatuazh dedikuar Donaldit, në periudhën kur ribashkimi i tyre ishte kuptuar nga publiku, por nuk ishte pranuar nga vetë çifti.
View this post on Instagram
Tatuazhi përkonte me një pikturë abstrakte dhe më pas, Donaldi publikoi këngën “Picasso”, si dhe publikoi në llogarinë e tij në Instagram, dy foto ku në njërën shfaqej vetë ai duke pikturuar një abstraksion dhe në tjetrën, piktori i famshëm.
View this post on Instagram
Ende nuk dihet saktësisht se çfarë tatuazhesh kanë respektivisht Donaldi dhe Bora dhe në fakt, e dinim që gjuha e dashurisë e aktorit të humorit ishin tatuazhet, por për moderatoren, s’na e priste mendja.
Artikuj të sugjeruar: