Celebrity

Vrau brutalisht të ëmën, aktori i “Riverdale” dënohet me burgim të përjetshëm

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2022

Vrau brutalisht të ëmën, aktori i “Riverdale”
GETTY IMAGES

Aktori kanadez, Ryan Grantham është dënuar me burgim të përjetshëm, pas akuzës se vrau të ëmën, Barbara Waite në vitin 2020.

Aktori 24-vjeçar, i cili luajti rolin e Jeffery Augustine në serialin e famshëm “Riverdale”, është dënuar nga Gjykata Supreme Kolumbiane në Mbretërinë e Bashkuar, për vrasje të shkallës së dytë.

Ai u deklarua fajtor pasi pranoi krimin dhe pohoi se kishte qëlluar mamanë me armë, në pjesën e pasme të kokës, ndërkohë që ajo luante në piano në ambientet e shtëpisë. Ajo që e bën më të tmerrshëm krimin, është fakti se aktori e xhiroi më pas ngjarjen me një kamera Go-Pro. Ryan filmoi trupin e së ëmës dhe tregoi tha: “E qëllova në pjesën e pasme të kokës. Në atë moment, ajo duhet ta ketë ditur që isha unë. Vrava nënën time”.

Pasi piu birrë dhe konsumoi marijuanë, 4 orë pas krimit, aktori mori me vete 3 pistoleta dhe 13 kokteje molotovësh të cilat i kishte përgatitur vetë, mjete kampingu dhe u arratis me makinë. Pas 200 km, u vetëdorëzua në stacionin e policisë në qytetin Hope dhe tha: “Vrava nënën time”.

Gjatë gjyqit, ekipi ligjor i 24-vjeçarit u shpreh se aktori është përballur me ankth dhe depresion klinik dhe përpara se të vriste nënën e tij, donte të vriste veten dhe të lëndonte të tjerët.

Gjykata ka vendosur me vendim të prerë që për 14 vitet e para të dënimit të tij, Ryan të mos gëzojë të drejtën e lirimit me kusht.