Lëkura

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2022

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Me siguri kur lexove "takim" mendja të shkoi tek DM-ja e inbox-it dhe ai tipi që të shkruan vazhdimisht për të dalë...Të na falni, por kësaj here do t'ju flas për një tjetër lloj takimi edhe më të rëndësishëm se një "date i radhës".

Takimi me veten, për veten! Mendohu pak: Kur ka qenë hera e fundit që ti bëre Dermapen-in që aq shumë i premtove vetes se do ta merrje seriozisht? Po epilimin me lazer për të shpëtuar njëherë e mirë nga qimet aq bezdisëse? Po analizat rutinë për të parë se në ç'gjendje ndodhet trupi yt?

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Përgjigjet i marrim me mend, por para se të dënoni veten, lajmi i mirë është se jeni ende në kohë. Ajo çfarë të duhet tani është të zgjidhësh *me respekt* për lëkurën, trupin dhe shëndetin tënd. Pra, të mos pranoni të shkoni kudo!

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Eksperienca jonë e fundit ishte Pipero Care. Emri i klinikës të thotë shumë dhe serioziteti pas këtij emri edhe më shumë, por ajo që ti nuk di është që Pipero Care ka marrë përsipër të "kthejë në jetë" lëkurën tonë përmes trajtimeve dermoestetike të specializuara!

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Përveç klinikës së parë që ndodhet në Teg, Pipero Care tashmë gjendet edhe në Astir, me shërbime të reja duke nisur nga epilimi me lazer, aparatet e dëgjimit, trajtimet dermoestetike, trajtimet e fytyrës, etj. Para se të gjitha këto të ndodhin, ju konsultoheni me mjekun përkatës. Më shumë sesa thjesht ofrimi i shërbimeve (sepse të gjithë e dimë që emra si këto që përmendëm mund t'i disponojë çdo klinikë), është mënyra si të shërbehet.  Këtë kurrsesi s'e bëjnë të gjithë njësoj! Aq më pak Pipero Care që e ka kaq shumë të rëndësishme në filozofinë e klinikës së tij sigurinë, seriozitetin dhe cilësinë. Çfarë më intrigoi në fillim për hir të së vërtetës ishte oferta e klinikës. Dermapen 4 Pipero Care e ofron në paketë 3+1 seancë falas!

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Ju e dini (ose keni dëgjuar) që dermapeni është një lloj trajtimi thelbësor për lëkurën sepse stimulon kolagjenin, zbeh shenjat e akneve, redukton rudhat, zbeh shenjat e lëkurës që dielli i verës na i ka nxjerrë edhe më shumë në pah dhe rigjeneron lëkurën duke e çliruar nga konditat e caktuara prej të cilave vuan.

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Dermapen 4 e cila rekomandohet prej mjekëve të kryhet gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është pajisja më e sigurt në treg, e pajisur me mekanizma që parandalojnë çdo mundësi për kontaminim, shumë më i shpejtë se çdo pajisje tjetër dhe rrjedhimisht përkthehet në një trajtim dermo-estetik pa dhimbje...

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Gabimi që bëjnë shumë vajza është ndërprerja. Nëse do të lexonit më shumë do të zbuloni se rezultatet e Dermapen-it nuk i shihni kurrsesi pas seancës së parë. Prandaj Pipero Care sigurohet t'i shkojë gjërave deri në fund. Paketa 3+ 1 seancë falas është dhurata më e mirë që do t'i bësh vetes.

Brenda klinikës që ndodhej në Astir, mund t'i bëje të gjitha përnjëherësh: të duhet vetëm pak organizim. E nis mengjesin me analizat rutinë (pasi ata zotërojnë laboratorin e tyre), kalon tek epilimi me lazer menjëherë pas analizave dhe me të mbaruar atje, e lë fytyrën për të shijuar Dermapen-in apo çdo lloj trajtimi tjetër që i duhet në atë moment lëkurës tënde.

Këtë lloj takimi as mos t'ju shkojë ndërmend ta shtyni!

Tani sekreti tjetër që duhet t'jua them me çdo kusht është të kontrolloni vazhdimisht ofertat e Pipero Care! Ndodh rrallë të gjeni gjithçka të mirë e të sigurtë brenda një vendi të vetëm, prandaj desha të sigurohesha që ta dinit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by PiperoCare® (@piperocare)

Pas takimit të parë, ju vetë s'do të doni ta ndërroni më me asnjë tjetër Pipero Care.