Nga Denis Dyrnjaja
Pandemia e Covid-19 goditi fort ekonomitë botërore, por njëkohësisht përshpjetoi zhvillimin në sektorë dhe shërbime të cilat prej dekadash përjetonin progres të mundimshëm dhe ngjitje të ngadalta.Nga digitalizimi deri te të punuarit nga distanca, pandemia çliroi potencial të paimgjinueshëm në shumë mjedise njerëzore dhe praktika inovatore.
Një zhvillim të papritur pati edhe tregu i mikrokredive, ai që gjërësisht njihet si minikreditë apo kreditë individuale. Të gjendur përballë shpenzimeve të mëdha, miliona amerikanë dhe evropianë zgjodhën operatorët e mikrokredive për të plotësuar nevojat e tyre pa cënuar qendrueshmërinë e financave të tyre.
Së fundmi, edhe mogul-i teknologjik Apple ka vendosur të përqafojë lëvizjen e “Bli tani, paguaj më vonë”. Nëpërmjet aplikacionit të tyre Apple Pay, tashmë Apple Pay Later, gjigandi amerikan ka vendosur t’u japë mundësinë të gjithë klientëve të tyre të blejnë pajisjet më të fundit teknologjike duke paguar me këste të përballueshme më vonë.
Ndonëse ky mund të jetë zhvillim i ri për tregun amerikan, në Shqipëri tregu i mikrokredive po lulëzon prej kohësh. Një prej ,"aktorëve” kryesorë është IuteCredit.
Kompania estoneze e mikrokredive, prej vitesh ka nxitur tregun shqiptar drejt inovacionit me zgjidhet dixhitale, shkurtimin e kohës nëpërmjet aprovimeve të shpejta online dhe sigurisht, praktikat “Bli tani, paguaj më vonë” nëpërmjet iutePay dhe aplikacionit MyIute. Ky aplikacion përfaqëson një risi jo vetëm interesante por edhe të suksesshme për një treg dhe realitet social si Shqipëria, në të cilën tregu i mikrokredive ende paragjykohet, madje edhe nga vendimarrës që refuzojnë të informohen dhe të përqafojnë potencialin që kjo industri ofron për shumë familje dhe biznese të vogla shqiptare.