Është një muaj i ri dhe ti i dashur Ujor ke vetëm një qëllim: sigurinë e të ardhurave të tua. Kjo, e motivuar edhe nga Hëna e re e 27 gushtit, e cila ndikoi edhe në shtator, duke të bërë të përqendrohesh shumë te financat.
Hëna e re në Virgjëreshë e sjell Mërkurin në qendër të vëmendjes dhe tek ti ka një ndikim shumë pozitiv, pasi të prezanton me mundësi dhe burime të reja të ardhurash. Kjo Hënë e re ndriçon shtëpinë tënde, aspektin e parave dhe të përfshin në një projekt të ri, kreativ. Kjo ngjarje qiellore të çon në shtigje të reja, ndaj në fillim të shtatorit, me shumë gjasa do të kesh nevojë për financimin e një ideje biznesi.
Nga ana tjetër, nëse do të blesh një shtëpi, mund të aplikosh për kredi, apo të kërkosh ndihmë financiare. Për këtë, shfrytëzo fillimin e muajit, pasi është periudha perfekte.
Mërkuri po përgatitet të shkojë në prapavijë, për afërsisht 3 javë (9 shtator – 2 tetor), ndaj do të përballesh me një ngadalësim të lehtë. Gjithashtu, është një kohë e favorshme për të nënshkruar një kontratë, pasi më vonë, kushtet e saj do të ndryshojnë. Edhe nëse je i/e detyruar ta nënshkruash kontratën, që të mos humbësh mundësinë, shiko me vëmendje kushtet dhe procedurën në vijim.
Në 10 shtator, ndodh Hëna e plotë te Peshqit dhe kjo të sjell para nga burimet që më pak e pret. Urani, sundimtari i shenjës tënde, do të të dërgojë disa rreze shprese, si dhe një surprizë gjigante. Kjo surprizë mund të marrë trajtën e një dhuratë, të jetë një hua e madhe e cila po të kthehet, apo rezultat i një projekti fitimprurës. Nëse po planifikon të shesësh një orendi shtëpiake, shfrytëzo datat pranë 10 shtatorit.
Dhe sa i përket dashurisë, me zhvendosjen e Marsit te Binjakët, shtëpia jote e pestë, ajo e dashurisë së vërtetë, do të përfshihet në një vorbull pasioni për plot 7 muaj. Përpos romancës, shtëpia jote e pestë lidhet edhe me argëtimin, kohën e lirë, sportin, shtatzëninë dhe kujdesin për fëmijët. Gjithashtu, nxit kreativitetin dhe imagjinatën tënde.
Gjatë kësaj periudhë, Afërdita do të lëvizë në shtëpinë e nëntë të udhëtimit, kështu që nëse ke në plan të ndërmarrësh një udhëtim gjatë 29 shtatorit – 23 tetorit, të sigurojmë që do të jetë totalisht fantastik!
Ke një muaj shumë special përpara, pasi një lidhje e bukur dhe e rëndësishme del në dritë dhe të sjell vetëm lajme të mira. Dikush që ke përzemër do të të bëjë të surprizohesh gjithnjë dhe më shumë.
Në aspektin e punës, do të ketë shumë fluks, sepse Mërkuri shkon në prapavijë dhe ngatërron të gjithë listën e prioriteteve të tua. Shton, ndryshon, fshin prioritete…për të gjitha fajëso Mërkurin. E mira është që gjatë kësaj periudhe të mos nënshkruash asnjë kontratë, por të presësh deri në tetor, mundësisht deri në datën 9 pasi një Hënë e plotë dhe perfekte të pret.
Nëse je i/e dashuruar dhe pret ta çosh lidhjen në një tjetër nivel, sërish të sugjerojmë tetorin. Nëse je i/e martuar dhe po planifikon të ndërmarrësh një hap të madh si: të blesh, apo rinovosh një shtëpi, të udhëtosh dhe të vizitosh një vend të ri, mund ta bësh që tani ose pas periudhës së prapravijës.
Energjia e Hënës së re do të jetë fantastike, pasi do të të bëjë miqësor në çdo aspekt të jetës, Hëna e re të çel mundësi të shumëpritura dhe të tregon mënyra të reja për të siguruar të ardhura, të cilat mund t’i marrësh nga një pronë familjare, apo të gjesh një ide brilante për t’i investuar.
Nëse po kërkon të tjera arsye që të besosh se shtatori është muaji yt, mund të të them se Marsi në Binjakë do të të përmirësojë jetën tënde. Familja dhe shtëpia do të kenë të gjithë vëmendjen tënde dhe kjo do të bëjë që të zgjidhësh shumë çështje të lëna pezull në shtëpi.
Në rast se nuk të del koha të zgjidhësh gjithçka, ndalo gjatë periudhës së prapravijës dhe rifillo punën në tetor, sidomos në Hënën e plotë. Shijoje në maksimum këtë moment, sepse yjet janë me ty!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.