Charlbi Dean, aktorja dhe modelja afrikano-jugore që luajti në “Triangle of Sadness”, ndërroi jetë të hënën në një spital të qytetit të New York-ut nga një sëmundje e papritur në moshën 32-vjeçare, konfirmoi Variety të martën.
Aktorja ishte pjesë e kastit të filmit “Triangle of Sadness” i cili u nderua me Palmën e Artë në festivalin e filmit në Kanë.
E lindur dhe e rritur në Cape Town, Dean nënshkroi me një agjenci modelingu në moshën 12-vjeçare dhe debutoi si aktore në filmin “Spud”. Ajo ishte ndoshta më e njohur për interpretimin në serialin “Black Lightning”.
Filma të tjerë përfshijnë “Death Race 3: Inferno”, “Blood in the Water”, “Don't Sleep dhe Porthole”. Si modele ajo ka pozuar për revista duke përfshirë botimet e Afrikës së Jugut të GQ dhe Elle.
Ajo ishte e fejuar me modelin Luke Volker.