Sport

E konsideruar një fenomen kombëtar: Skiatorja italiane ‘braktis’ vendin për të garuar për Shqipërinë

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2022

E konsideruar një fenomen kombëtar: Skiatorja italiane

Lara Colturi konsiderohet një talent i madh i sportit të skive. 15-vjeçarja italiane është një nga më të mirat në botë në grupmoshën e saj dhe ka fituar njëra pas tjetrës gara në nivel kombëtar në Itali dhe tashmë garon për Shqipërinë.

Lara është vajza e Daniela Ceccarelli (46 vjeç), një emër i njohur i skive e cila fitoi medaljen e artë olimpike në Super-G në 2002 dhe ka qenë në podiumin e Kupës së Botës tre herë (dy herë e dyta në Super-G dhe një herë e treta). I ati, Alessandro Colturi (49 vjeç) është gjithashtu i njohur në këtë sport. Duke marrë parasysh familjen dhe arritjet e Lara-s, nuk është çudi që Italia e sheh atë si superyllin e radhës. Por, Lara bëri jo pak bujë sepse vendosi të ndryshojë shtetin. Duke qenë se nuk i ka mbushur ende 16 vjeç, këtë gjë mund ta bëjë pa pëlqimin e federatës italiane. Ajo tani garon për Shqipërinë.

E konsideruar një fenomen kombëtar: Skiatorja italiane

Siç raportojnë mediat italiane, tronditja në shoqatën kombëtare është e thellë. Edhe pse dihej për idenë e ndryshimit të shteteve, federata nuk priste që të vendosej.

“Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh në veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë,” – shkroi kryeministri Rama.

Pse Shqipëria? Sipas “sportnews.bz”, Colturi ka qenë yll që në fëmijëri. Në “Ceccarelli Golden Team”, shkollën elitare të skive të themeluar nga prindërit e saj, ajo stërvitet me programe speciale. Duke garuar për flamurin shqiptar, ajo do të vazhdojë të punojë me ekipin dhe të gëzojë gjithë lirinë që dëshiron, diçka që ndoshta nuk do të ishte e mundur në skuadrën italiane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lara Colturi ??‍? SPEED GIRL (@laracolturiofficial)

Sesionet e trajnimit, garat, të ardhurat nga reklamat – Colturi mund të vazhdojë t'i përcaktojë vetë të gjitha këto. Ajo është tashmë e sponsorizuar nga Adidas dhe është ambasadore për Lojërat Olimpike 2026 në Milano dhe Cortina d'Ampezzo.