Nëse ka diçka që do ta vishni thuajse me çdo veshje të vjeshtës, është "bomber jackets". Xhaketat e lëkurës, të fryra, me formë dhe prerje të ndryshme janë rikthyer fuqishëm dhe duken po aq stil sa dukeshin në 2013-in, kur Gucci i bëri sërish trend.
Ndonëse për një periudhë kohe mund t'i kishim harruar, vjeshta e 2022-shit do t'i rikthejë sërish dhe më interesante se vetë ato, duken kombinimet që do të shihni më poshtë . Frymëzohuni për muajt në vijim!
1. Nuk gaboni kurrë me një xhaketë lëkure dhe xhinse të gjëra në fund
2. Fundet e mëndafshit dhe xhaketa e preferuar për t'u dukur elegante nga mëngjesi në darkë.
3. Shumë shtresa poshtë një xhaketë për t'u dukur cool
4. Një pulovër të trashë, xhinse, çizme dhe je gati për bomber jacket-in tënd
5. Një fustan i trikotuar, një xhaketë e hollë oversize dhe kaq ishte.
6. Konsideroni kapelet për ta bërë xhaketën të duket fare e zakonshme!
7. Me pantallona lëkure, sidomos nëse xhaketa juaj është xhins
Burimi: Who What Wear