Art & Libra

Pavarotti nderohet në Hollywood Walk Of Fame: Saimir Pirgu krah vajzës së tij

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2022

Pavarotti nderohet në Hollywood Walk Of Fame: Saimir Pirgu krah vajzës

Luciano Pavarotti, një prej këngëtarëve operistikë më të famshëm në botë, u nderua pak ditë më parë (24 gusht) me yllin e tij në Hollywood Walk Of Fame, në Los Angeles. Në inagurimin e "tempullit" të ri të Pavarotti-t, në vend të tij qëndronte e bija, Cristina Pavarotti, e cila gjatë fjalimit të shkurtër në italisht tha se ndihej "akoma e trullosur" përballë këtij nderimi që i bëhej arritjeve të të atit.

 Pavarotti nderohet në Hollywood Walk Of Fame: Saimir Pirgu krah vajzës

Krahas rëndësisë së eventit, surpriza *veçanërisht për ne shqiptarët* ishte prania e Saimir Pirgut, i cili qëndronte krah vajzës së të madhit Luciano Pavarotti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Saimir Pirgu (@saimirpirguofficial)

Eksperiencën e veçantë, tenori i njohur shqiptar e ndau përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit, krahas të cilit shkruan:

"Fryma e tij. Teksa ecja drejt vendit tempull, ku do të inagurohej ylli i Luciano Pavarotti-t (më i shkëlqyeshmi mes asaj yllësie) përkrah vajzës së tij, Cristina ndjeva në ato çaste të më pushtojë një forcë e çuditshme, prej së larti, si erë hyjnore. M'u bë sikur eca mbi një shtrojë qiellore përkrah Luciano Pavarotti-t, si përkrah vetë Zotit, nën zërin e tij mahnitës që e mbuloi kryefund Los Angeles-in dhe u shtri përtej në univers... Këtë ditë gushti, bota dëgjoi zërin e Zotit."

Pavarotti kujtohet si një prej këngëtarëve operistikë më të mëdhenj të të gjithë kohërave, i cili i dhuroi botës plot 378 performanca në teatrot më prestigjioze botërore. 

Pavarotti nderohet në Hollywood Walk Of Fame: Saimir Pirgu krah vajzës

"Mirënjohja jonë u shkon të gjithë atyre që e donin, e mbështetën dhe kontribuan në organizimin e këtij eventi në nder të babait tim. Kur mendoj për punën, suksesin dhe arritjet e tij, ndihen akoma e trullosur. Do të doja ta shprehja sesa shumë do kisha dëshirë që ai të ishte këtu sonte, por as yjet nuk kanë kaq shumë fuqi..."- u  shpreh e bija e të ndjerit, e cila shtoi se nuk kishte rëndësi sesa i lodhur ndihej i ati pas një koncerti, ai do t'i përgjigjej fansave duke i dhënë autografë për t'u siguruar që ata të mos ktheheshin me duart bosh në shtëpi.

Pavarotti nderohet në Hollywood Walk Of Fame: Saimir Pirgu krah vajzës