Patjetër që të dëgjosh fjalën "Të dua" nga njeriu që dashuron është moment shumë sublim, por kur kjo s'ndodh, bëni mirë të mos e matni dashurinë dhe romanticitetin me shpeshtësinë e deklaratave të mëdha. Ka sjellje, fjalë dhe gjeste të tjera që thonë shumë më tepër sesa "Të dua".
"Faleminderit!"
Të shprehësh mirënjohje është një ndër gjërat më madhore që mund të bësh për dikë. Kur shpreh mirënjohjen, jo vetëm fal pozitivitet tek ai dhe gjithë mjedisi, por edhe i bën me dije se i vlerëson dhe u kushton vëmendje gjërave që ai ju fal.
"Ti ja ke dalë dhe do t'ja dalësh gjithmonë."
Shprehini atij besim! Natyrisht, jo gjithmonë dhe për gjithçka, por asnjëherë nuk duhet ta bëni atë të ndihet sikur nuk është mjaftueshëm i aftë. Edhe nëse gabon, thojini ‘Ti mundesh’. Jeni njeriu më i rëndësishëm i jetës; e keni në dorë ta bëni të ndihet i motivuar dhe të ngrihet përsëri pas çdo rënieje!
Ndihmoje dhe tregoji si të dojë veten
Sepse aty nis gjithçka; bëjeni atë të kuptojë se është krejtësisht i/e dashurueshme, dhe se i ka të gjitha vetitë për ta dashur veten shumë! Nëse ai është mirë, të 2 do të jeni më mirë.
"Ajo që iku, iku!"
Nëse nuk e kupton se gabimet ‘e pashlyeshme’ janë tashmë pjesë e së shkuarës, nuk ke sit ë mësosh prej tyre. Kujtojani; nuk ka kuptim të vajtosh diçka të pandreqshme dhe të stërmundohesh nga diçka e pakthyeshme. Ka kaq shumë gjëra të mira që mund të vijnë edhe prej gabimeve më trashanike: mësojani!
"Unë shpresoj se do të japësh më të mirën"
Nëse ai/ajo ndjen se ka dikë që e dëshiron suksesin po aq shumë sa ai/ajo, gjithçka do të jetë më e thjeshtë dhe e përballueshme. Është treguesi më i pastër i mbështetjes!
"Të kam falur"
Falja është një ndër aspektet më të mrekullueshme të njerëzores. Është ajo që shëron; marrëdhënien, tjetrin, veten. Mund të pajtojë armiq, dhe popuj të tërë. Është paqja e tërë botës! Dhurojani atë të dashurit tuaj!
Burimi: Psychology Today