
Këngëtari Michael Bublé dhe aktorja Luisana Lopilato, tashmë janë prindër të katër fëmijëve.
Bashkëshortja e 46-vjeçarit solli në jetë fëmijën e tyre të katërt – një vajzë – të premten, 19 gusht.
“Nga dashuria vjen jeta, drita dhe ajo… fëmija ynë Cielo Yoli Rose Bublé”, njoftoi çifti në Instagram.
“Më në fund erdhe në jetën tonë me 3,8 kg! Faleminderit Zot për këtë bekim të pafund, të duam! Noah, Elias, Vida, mami dhe babi.”

Së bashku me njoftimin, ata ndanë një foto të adhurueshme të Lopilatos dhe Bublé duke mbajtur këmbën e vogël të vajzës së tyre të porsalindur, emri i së cilës përkthehet në "qiell".

Në shkurt, çifti përdori videoklipin e Bublé për "I'll Not Love You" për të njoftuar lajmin e shtatzënisë.

Bublé u martua me Luisana Lopilaton në mars të vitit 2011. Ata janë prindër të Noah, 8 vjeç, Elias, 6 vjeç, Vida, 4 vjeç dhe së fundmi edhe të Cielo.
Burimi: Page Six