
Vijojnë akuzat e poetes Mimoza Ahmeti për spektaklin “Big Brother Albania” dhe për opinionistin Olti Curri. Pas konflikteve me autoren e programit Zefina Hasani dhe me Olti Currin, Mimoza u largua javën e kaluar nga spektakli ku kishte rolin e opinionistes.(lexo këtu)
“Vazhdon ky Olti Curri në faqen e vet të manipulojë opinionin për ikjen time nga Big Brother,” ka shkruar Mimoza Ahmeti. “Lloj lloj budallalliqesh citon për mua me gojën e tij. Nejse, varja. Si të mos mjaftojë, e shoh dje paradite edhe komentator për Bigun, te Topi!” shprehet ajo për Olti Currin, i cili është dhe opinionisti i “Big Brother Fan Club”.
Mimoza gjithashtu nuk i ka kursyer komentet edhe për spektakin. Ajo shton se një mik i kishte thënë se kolltuku i opinionistit në “Big Brother” kushtonte 4500 Euro. “E mua më bënin bishta për rritjen e pagës,” shkruan ajo.
Akuzave të radhës nga Mimoza iu është përgjigjur edhe Olti Curri. “Zomima nuk të kam përmend fare po fare te faqja ime, se unë komentoj ata që janë në ekran jo ata që ikin. Mos gënjej se më dhimbsesh. Ehhh Lazart çe pate fat... P.S. Statusi i fundit për këtë temë. Ndjesë miqve të faqes,” ka shkruar ai. Madje në një koment, Olti është shprehur se Mimoza po kërkon ta shhfrytëzojë atë për çështje financiare që nuk ka ditur t'i menaxhojë.