Lëkura

Pse mushkonjat pickojnë shumë disa njerëz dhe thuajse fare disa të tjerë?

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2022

Pse mushkonjat pickojnë shumë disa njerëz dhe thuajse fare disa
Photo Credits: Getty Images

S'ka asgjë më të bukur se të jesh duke pushuar jashtë në një mbrëmje të freskët vere...derisa mushkonjat hyjnë në lojë. 

Ka dy lloje njerëzit gjatë stinës së verës: Ata që pickohen vazhdimisht nga mushkonjat dhe të tjerë që duket se nuk janë shënjestër e tyre. Tani (pak a shumë) do mësoni pse ndodh kështu.

Ekzistojnë më shumë se 3,500 lloje mushkonjash, vetëm disa prej të cilave pickojnë njerëzit. Dhe janë vetëm mushkonjat femra ato që pickojnë – pasi kanë nevojë për gjak si burim proteinash për vezët e tyre.

Mushkonjat shpojnë lëkurën e "viktimës" së tyre të zgjedhur duke rezultuar në një pickim që mund të fryhet, të shkaktojë kruarje dhe në raste më të rralla, të shkaktojë edhe sëmundje serioze.

"Pse unë?"

Dr. Jagdish Khubchandani, profesor i shëndetit publik në Universitetin Shtetëror të New Mexico-s, thotë se:

“Arsyet pse mushkonjat tërhiqen nga njerëzit janë diskutuar në disa studime. Këto studime kanë diskutuar erën e trupit, ngjyrën e trupit, temperaturën dhe strukturën e lëkurës, mikrobet që jetojnë në lëkurë, statusin e shtatzënisë, dioksidin e karbonit të nxjerrë nga njerëzit, alkoolin dhe llojin e dietës. Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se gratë shtatzëna, njerëzit me temperaturë të lartë trupore dhe djersë, prani të ndryshme të mikrobeve të lëkurës dhe ata me lëkurë më të errët mund të jenë më të ndjeshëm."

Por, përgjigja nuk është tërësisht e sigurt – kimikatet që tërheqin disa lloje mushkonjash, nuk tërhiqnin disa lloje të tjera. Dhe njerëzit prodhojnë mijëra kimikate të ndryshme, kështu që nuk është e lehtë të zbulosh se cilat prej tyre ndikojnë në sjelljen e mushkonjave.

Grupi i gjakut

Studime rreth grupit të gjakut dhe pickimit të mushkonjave tregojnë se ata me grup gjaku A - kanë më pak gjasa të jenë pre e mushkonjave. Por, kemi një lajm të keq për ata me grup gjaku 0. Duket se ky grup njerëzish është më tërheqësi për mushkonjat.

Pra, nëse jeni një nga ata njerëz me të cilët mushkonjat pëlqejnë të festojnë, shkencëtarët ende nuk mund t'ju thonë saktësisht pse. Ndoshta ju lëshoni më shumë CO2, nxehtësi ose acid laktik, jeni të grupit të gjakut O ose keni llojin "e gabuar" të baktereve në mikrobiomën tuaj.

Burimi: Medical News Today