Out and About

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju mrekullojnë

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2022

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Besojmë se të gjithë biem dakord që ne si shqiptarë e duam shumë detin. Kujtoni pak ngjyrat qetësuese të Adriatikut e Jonit të pamatë, magjinë mbresëlënëse të perëndimeve të diellit buzë detit, guralecët, rërën, dallgët e guaskat e bukura që na kujtojnë fëmijërinë. Magjike apo jo? Frymëzuar pikërisht nga kjo tablo mahnitëse, Argjendari Pirro sjell koleksionin Underwater, që përcjell mjeshtërisht në detaje mrekullinë unike të botës nënujore, një botë me të cilën jemi të lidhur fort.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Argjendari Pirro Official (@artisticjewellerypirro)

Përmes një eventi me të pranishëm njerëz të njohur të fushës së artit, bukurisë, televizionit si edhe klientë besnikë, Argjendari Pirro – të njohur për krijimet e sofistikuara artistike  –  prezantoi koleksionin unik për të cilin u deshën mbi 12 muaj punë krijuese dhe përmban mbi 40 lloje gurësh unikë dhe mistikë.

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

“Koleksioni Underwater është frymëzuar nga krijesat e botës nënujore. Filozofia e këtij koleksioni janë format organike të gurëve të përdorur, si dhe teksturat skulpturore që imitojnë papërsosmëritë unike të natyrës të sjella në një formë bashkëkohore,” thanë përfaqësues të Argjendari Pirro për Anabel. “Metamorfoza biologjike e natyrës nënujore përkthehet në etikën e këtij koleksioni.”

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Dizajnerët kanë përdorur gurë të çmuar me mjeshtëri të hollë për të krijuar bizhu sa më të pastra. Disa prej tyre janë abstrakte dhe evokojnë ngjyrat e detit, të tjera përcjellin magjinë e botës nënujore përmes formave.

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Çdo pjesë Underwater është një pasqyrim i kompleksitetit të jetës detare. Duke “huazuar” nuancat e mrekullueshme të blusë, të verdhën verbuese të rrezeve të diellit, ngjyrat e krijesave nënujore, çdo formë dhe çdo gur i përdorur nxjerr në pah thelbin e koleksionit.

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Ja për shembull gjerdani unik “Karaburun”, një krijim me rubin dhe turmalinë të përzgjedhur të punuar në mënyrë artizanale me gjithsej 228 gurë të prerë në forma të ndryshme. Nuancat e të kuqes përcjellin ngjyrat e ngrohta të perëndimit në jug të Shqipërisë.

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Shihni për pak çaste këtë kombinim të veçantë të safirëve dhe topazit. A nuk është i përkryer për mbrëmjet verore? Duket sikur keni një copëz deti me vete.

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Në krijime të tjera, gurët e parregullt të shoqëruar me gurë dhe tekstura ekzotike janë përdorur për të përcjellë përvojën e ishujve të harruar dhe habitateve të pacënuar.

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Edhe këtë herë,  si gjithmonë, Argjendari Pirro i kushton rëndësi maksimale personalizimit. Prandaj koleksioni përmban 10 krijime unike dhe çdo krijim unik qëndron i tillë përgjithmonë; pra, edhe nëse do të prodhohet sërish, nuk do të jenë riprodhime sepse gurët nuk janë njësoj.

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju

Shkrimtari Tom Robbins thotë se “realiteti fërshëllen një melodi tjetër nën ujë” dhe koleksioni Underwater nga Argjendari Pirro e dëshmon këtë. Lajm i mirë është që ky është vetëm fillimi i Underwater, pasi mjeshtërit e Argjendari Pirro do të vazhdojnë të krijojnë copëza unike për koleksionin edhe gjatë verës. Një copëz deti në trupin tuaj!

Thesare nënujore në Tiranë! Disa pamje që do t’ju