I nxehti ka mbërritur. Dielli i fortë është rikthyer dhe gjithçka duket kaq ndryshe. Ushqimet që gatuajmë janë verore, kafeja e ftohtë është e detyrueshme, fjala "aventurë" është kryefjalë në çdo bisedë me shoqërinë dhe unë i urrej të gjitha këto.
Po, e thashë: I urrej. I urrej mizat, mushkonjat, grerëzat. Më pëlqen kafeja e nxehtë, temperaturat më të ulëta dhe ndjesia e këndshme e një batanijeje në mbrëmje.
Kur më pyesin "Si mund të mos të të pëlqejë vera?", është edhe momenti kur acarohem më shumë. Njerëzit e marrin verën shumë seriozisht dhe madje bëhen keq kur ju them se s'më pëlqen. Moti i ngrohtë më bën të ndihem e bllokuar dhe klaustrofobike. Të dal jashtë kur është nxehtë më duket torturuese. Kam kuptuar se çrregullimi afektiv sezonal, nuk është vetëm për dimrin. Mua më jep thuajse po atë efekt depresiv vera.
Kur është vapë, edhe aktivitetet më të thjeshta duken të tmerrshme. Për shembull, ti sapo ke dalë nga dushi dhe je ujë në djersë, ose po bën makeup dhe papritur një pikë djersë kullon nga balli i sapolyer me kremin pudër. Uffff, dua pak freski!
Nuk dua t'i mbush mendjen askujt nga "adhuruesit e verës", por a nuk bëhet pak e lodhshme për të gjithë në një pikë? Më thoni që s'jam e vetmja, s'mund të jem.
Sidoqoftë, u them miqve të mi të më mbajnë akoma të përfshirë në bisedat e tyre për të shkuar në plazh, pishinë, piknik etj. Do ankohem, por premtoj që do të vij. Vetëm se do duhet të më duroni teksa ankohem gjatë gjithë rrugës.
Po iki të bëj një tjetër dush tani.
- Përshtatur nga Cosmopolitan