Resorti Portonovi tanimë është kthyer në një nga vendet me famë për jetesën luksoze në Malin e Zi. Në zemër të Gjirit Boka, i shtrirë në 26 hektarë, resorti njihet për 218 rezidencat plot stil të cilat mund t’i bëni tuajat apo t’i shijoni për ditët e pushimit. Këtë sezon tursitik Portonovi shkëlqen më fortë duke sjellë elegancën ndërkombëtare në Adriatik.
Duke parë ecurinë e javëve të para të verës, Portonovi do të jetë fantastik. Me një numër të lartë apartamentesh të rezervuara dhe më një kalendar të pasur plot me evente interesante që i përshtaten preferencave të të gjitha moshave. Ky vend është kthyer në vendin më ‘in’ të Mesdheut dhe ka tërhequr si vendasit por edhe visitorë të huaj.
Ajo që i sjell vizitorët te Portonovi lidhet me kombinimin e zgjuar të rezidencave luksoze pranë detit që të kujtojnë fshatrat e jugut rë Francës apo Italisë, një gamë restorantesh ku mund të shijoni kulinarinë ekzotike dhe eventet më unike të rajonit. Një mundësi perfekte për personat që duan të blejnë një shtëpi pranë detit. “Ne u ofrojmë mundësinë unike konsumatorëve tanë, vetëm disa ditë pasi të nënshkruani kontratën, shtëpia është e juaja për t’u zhvendosur e për ta shijuar”, shpjegon Adrijana Husic, Drejtoresha e Markingut dhe Komunikimit në Portonovi.
Ata që kanë vendosur të kalojnë pushimet e verës në një nga apartamentet e Portonovit, do të kenë mundësinë të shijojnë një parajsë krejtësisht të dedikuar për ta. Rezidencat kanë kopshtet dhe pishinat e tyre private. Vizitorë nga e gjithë bota kanë përzgjedhur të kthehen tek Portonovi për herë të dytë, për të shijuar paqen, bukuritë e natyrës dhe luksin.
Edhe kur flasim për eventet, Portonovi konkuron me resoretet ndërkombëtare. Klubi Tapasake ka tërhequr vëmendjen e të dashuruarve pas muzikës, ushqimit cilësor dhe pijeve të shijshme. Koncerte nga Sara Jo, Mahmut Orhan dhe Zoe Kida kanë nisur një verë plot ritëm pranë pishinës kryesore të resortit. Emra si Hugel, Mark Knight, Nika Turkoovic e shumë të tjerë priten të vijnë në këtë klub dhe të sjellin shpirtin e vërtetë të festës.
Por surprizat e Portonovit nuk mbarojnë këtu. Evente të organizuara me në mendje që të gjithë moshat dhe preferencat, nga degustimi i verërave klasike, galeri arti, koncerte, sfilata mode, kinema të hapura, joga në natyrë apo karnavalet ndëkombëtare. Çdo event është i mirëmenduar siç rasti i garave në terren të vështirë OneLife Rally, një kompeticion ndërkombëtar i cili finalizohet në Portonovi. 30 super makina do të garojnë për herën e fundit këtë sezon duke sjellë adrenalinën e paimagjinueshme për të interesuarit. “Nuk është çudi që OneLife Rally vjen në Portonovi”, thotë Husic. “Resorti ynë është nga ato vendet që bashkon njerëz që vlerësojnë cilësinë, argëtimin dhe eksperiencat e paharrueshme. Kjo është edhe arsyeja përse qëndrimi tek ne ia vlen”.
Qershia mbi tortë e Portonovit lidhet pikërisht me Perla Square, restorantin që sjell pjatat e frymëzuara nga të gjitha karakteristikat e Mesdheut e traditës, të përgatitura me produkte autentike nga fshatrat pranë Herceg Novit. Por për të gjithë romantikët, menuja Romeo&Juliet vjen si një flad i ëmbël Italian me delikatesat e përgatitura nga shefat e kuzhinës me famë ndërkombëtare. Gjithashtu edhe Portonovi Square is apo hapur këtë sezon ofron shijimin e ushqimit special të Lindjes së Mesme. La Veranda ka ftuar dy nga shefat Mehmet Gurs dhe Cihan Cetinkava, të cilët sjellin konceptin e tyre KOR Grill & Bar për vizitorët e resortit. Dhe nuk mund të harrojmë Klubin Tapasake, i cili bashkon kuzhinën japoneze me atë të Ballkanit.
Për më shumë informacion lidhur me rezidencat kontaktoni në [email protected] apo vizitoni faqen zyrtare! Për të rezervuar kontaktoni me [email protected] ose mund të përzgjidhni vetë në faqen e dedikuar. Për të parë eventet e radhës në Portonovi kontaktoni në [email protected].