Bota

Dita 112 e luftës: Si është situata në Ukrainë

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2022

Dita 112 e luftës: Si është situata në Ukrainë
Foto: Gleb Garanich/Reuters

· Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se rezultati i betejës për rajonin e Donbasit do të përcaktojë rrjedhën e luftës, duke shtuar se forcat e Ukrainës po pësojnë "humbje të dhimbshme" në Sievierodonetsk dhe Lysychansk.

· Rusia tha se do të krijojë një korridor humanitar të mërkurën për civilët e bllokuar që kërkojnë të largohen nga luftimet në Sievierodonetsk.

· Zelensky përsëriti thirrjen për Perëndimin që të dërgojë armë të forta për Ukrainën. Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar tha se vendi kishte marrë vetëm 10% të asaj që kërkoi dhe nuk kishte rrugë drejt fitores pa ndihmën e kërkuar.

· Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se do të ndërtohen kapanone të përkohshme përgjatë kufirit me Ukrainën, duke përfshirë Poloninë, për të ndihmuar në eksportimin e grurit.

· Papa Françesku tha se pushtimi i Ukrainës nga Moska ishte "ndoshta disi i provokuar" teksa kujtoi një bisedë në prag të luftës, në të cilën ai u paralajmërua se NATO "po lehte në portat e Rusisë".

Burimi: Guardian