Celebrity

Aktorja zbulon emrin e bebushes dhe arsyen pse zgjodhi ta quante kështu

Shkruar nga Anabel

6 Qershor 2022

Aktorja zbulon emrin e bebushes dhe arsyen pse zgjodhi ta quante kështu

Shay Mitchell dhe Matte Babel pak ditë më parë u bënë për herë të dytë prindër të një vajze. Pak pasi ndau me ndjekësit lajmin e ardhjes së vogëlushes, aktorja zbuloi emrin dhe kuptimin pas zgjedhjes së saj.

Duket se Shay vendosi ta quajë të bijën Rome, në nder të gjyshës së ndjerë, e cila ka ndërruar jetë së fundmi.

"Të humbasësh një nga njerëzit më të rëndësishëm të njëjtin vit që vjen në jetë vogëlushja ime e dytë zhvendosi gjithçka për mua, por diçka mbetet përjetë në shpirtin tim. Jam e sigurtë që ato kanë kaluar kohë bashkë dhe kjo më sjell paqe dhe gëzim. Jemi kaq të lumtur që je këtu Rome, që more emrin e shoqes sime më të ngushtë, shpirtit tim binjak, njeriut tim, gjyshes time Romaine."- shkruan Shay.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shay Mitchell (@shaymitchell)

Lajmin e shtatzënisë së dytë, Mitchell e bëri publik në shkurt, kur shkruante:

T’i thuash lamtumirë një njeriu të dashur, teksa njëkohësisht gëzon për ardhjen së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës,” shkroi aktora asokohe. “Është koha më sfiduese për mua deri sot.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shay Mitchell (@shaymitchell)

Mitchell dhe Babel janë prindër edhe të vajzës 2-vjeçare, Atlas, e cila erdhi në jetë në tetor të vitit 2019. Në janar të po të njëjtit vit, Shay zbuloi se kishte pësuar një abort spontan në vitin 2018.

Shay dhe Matte u njohën përmes shoqërisë së përbashkët dhe janë bashkë që prej janarit të vitit 2017.