It’s a Pretty Little baby! Shay Mitchell njoftoi se së fundmi ajo dhe partneri, Matte Babel, janë bërë sërish prindër - një vajzë tjetër.
“Kohët e fundit kam lindur fëmijën tim të dytë,” tha ajo për E!.
Shay Mitchell, 35 vjeçe, zbuloi lajmin e shtatzënisë në shkurt, teksa mbante zi për humbjen e gjyshes. “T’i thuash lamtumirë një njeriu të dashur, teksa njëkohësisht gëzon për ardhjen së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës,” shkroi aktora asokohe. “Është koha më sfiduese për mua deri sot.”
Mitchell dhe Babel janë prindër edhe të vajzës 2-vjeçare, Atlas, e cila erdhi në jetë në tetor të vitit 2019. Në janar të po të njëjtit vit, Shay zbuloi se kishte pësuar një abort spontan në vitin 2018.
Shay dhe Matte u njohën përmes shoqërisë së përbashkët dhe janë bashkë që prej janarit të vitit 2017.