Out and About

Qyteti është pushtuar nga aroma e trëndafilave dhe ju duhet të dini pse!

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2022

Qyteti është pushtuar nga aroma e trëndafilave dhe ju duhet

Pasditen e 19 majit, Tirana nisi të kundërmonte aromë trëndafilash. Në verandën e një prej bareve më elegantë të vendit, u bënë bashkë njerëz të njohur e të panjohur, për të festuar dhe vlerësuar punën 10- vjeçare të një prej markave më të famshme shqiptare: ADA HERBS! 

Qyteti është pushtuar nga aroma e trëndafilave dhe ju duhet

Për 10 vite me radhë, ADA HERBS ka sjellë në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar, produkte të testuara sipas standardeve europiane dhe të certifikuara organike. Pas plot një dekade suksesi, me rezultate të merituara në kozmetikën e gjelbër, klientë besnikë dhe famë ndërkombëtare, ADA HERBS festoi siç i ka hije një pune të palodhur të bërë me pasion! 

Qyteti është pushtuar nga aroma e trëndafilave dhe ju duhet

Të rrethuar nga trëndafilat në çdo kënd dhe drita perfekte e perëndimit të diellit, të ftuarit e kishin të pamundur t'i rezistonin asaj për të cilën po flisnin të gjithë në këtë përvjetor të markës, produktit më të ri të ADA HERBS- Rose D'Aurore! 

Qyteti është pushtuar nga aroma e trëndafilave dhe ju duhet

Kësaj here, dy motrat që qëndrojnë pas ADA HERBS, sollën aromën dehëse për flokët që s'e dinim që na mungonte! Prodhuar në Francë, 100% organik dhe dermatologjikisht i testuar, aroma e re ishte më shumë se thjesht një parfum! 

Qyteti është pushtuar nga aroma e trëndafilave dhe ju duhet

Ishte nga ato aroma që në sprucimin e parë të bënte nostalgjike, të kthente pas në kujtime të humbura në kohë, por mbi të gjitha të zgjonte dëshirën ta mbaje gjithmonë me vete atë shishe të mbushur me petale trëndafilash. Për krijimin e ri, ADA HERBS u frymëzua nga trëndafilat e jugut të Francës, por nuk përfundoi me aq. Vajzat, u kujdesën të na siguronin që ky parfum të mos shkaktojë tharje të flokëve dhe as yndyrë më të shpeshtë se zakonisht.

Qyteti është pushtuar nga aroma e trëndafilave dhe ju duhet

Gjatë asaj nate, veranda e barit kundërmonte aromë freskie dhe të ftuarat që nuk priten dot gjatë për të provuar Rose D'Aurore, u dashuruan menjëherë me shishen e prezantuar përmes një paketimi sa të thjeshtë aq edhe fin. 

Qyteti është pushtuar nga aroma e trëndafilave dhe ju duhet

Atë natë, flokët e të gjitha vajzave besnike ndaj produkteve të ADA HERBS dukeshin një mrekulli, por parfumi i ri ishte si qershia mbi tortë pas 10 vitesh punë që shpërblehet kështu: me një qytet që krejt papritur bie aromë trëndafilash, falë pasionit, vizionit dhe shijes së kuruar të motrave që fshihen pas një prej markave që jo pak herë ka tërhequr vëmendjen edhe të revistave elitare të botës së modës.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.