Out and About

Destinacioni më i ri për argëtimin në Evropë

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2022

Destinacioni më i ri për argëtimin në Evropë

Nga eventet më prestigjoze tek kuzhina gjithëpërfshirëse, Tapasake sjell eksperiencën më të veçantë, që nuk duhet ta humbisni verën e 2022. 

E rrethuar nga deti i kaltër dhe panorama mbresëlënëse e gjirit Boka në Malin e zi, Tapasake tek Resorti Protonovi One&Only, njofton lajmin e shumëpritur të hapjes së klubit të pishinave të ridimensionuara bashkë me programin e eventeve të parashikuara për këtë sezon vere. 

Destinacioni më i ri për argëtimin në Evropë

Duke kombinuar stilin e sofistikuar të Rivierës së Adriatikut dhe shërbimin e përkryer që bashkon elementet delikate të kulinarisë Japoneze dhe performancave të DJ me famë botërore për të cilin One&Only njihet, Tapasake është destinacioni që ju duhet të zgjidhni në brigjet e Malit të zi. Klubi One&Only me arkitekturën e tij plot stil, ofron mundësinë e qëndrimit në vila të vogla druri, lisharësen e cila ju kredh në ujrat e freskëta të detit dhe një lokal i cili është i zhytur në ujë për të gjithë vizitorët që duan të shijojnë pije autentike, ndërkohë që qetësohen në pishinën me gjatësi 40 metra. Nën diellin e ngrohtë të Mesdheut dhe flladin e detit, atmosfera në Tapasake ndryshon ngadalë me perëndimin magjik, duke e kthyer ambientin në një arenë muzike dhe arti që pret emrat më të dëgjuar të DJ. 

Destinacioni më i ri për argëtimin në Evropë

Programi i këtij viti do të fillojë me Mahmut Orhan, një nga DJ më të famshëm turk, i cili mori famën e tij në 2016 me këngën hit “Feel”. Orhan qëndroi në krye të klasifikimeve në iTunes në 11 shtete dhe kishte 260 milionë shikime në YouTube dhe Spotify. Performanca e tij në 18 qershor fillon një cikël festash që quhet S7VEN SINS, të cilat premtojnë argëtim çdo të shtunë gjatë gjithë verës së 2022. Vizitorët e këtij resorti do të kënaqen nën tingujt e performancave të Burak Yeter me këngën e tij ‘Tuesday’ apo “My life is going on” e njohur si kolona zanore e serialit të famshëm në Netflix, La casa de Papel (16 korrik), Hugel me hitin më të fundit ‘Morenita’ (13 gusht), dhe një nga DJ më ndikues të skenës, Mark Knight (10 shtator). Në këtë program do të përfshihen edhe yje të muzikës rajonale si Sara Jo (1 korrik), Zoe Kida (2 korrik), Angellina (30 korrik) dhe Nika Turkovic (27 gusht).

Destinacioni më i ri për argëtimin në Evropë

Megjitatë, gjatë javës nuk do të thotë që nuk do të ketë festë. Vizitorët e Klubit të Pishinës do të argëtohen nën muzikën e DJ të resortit, Nader Razdar, me melodi relaksuese gjatë ditëve të nxehta të verës, dhe sete muzike plot ritëm për perëndimet e arta, që askush nuk do t’i harrojë. 

Destinacioni më i ri për argëtimin në Evropë

Gjatë natës, Tapasake ju fton në restorantin e klubit, ku të ftuarit mirëpriten nga një arredim me tone orientale dhe dizajn gjeometrik me ngjyra të errëta. Ndërkohë që ambienti bëhet më i sofistikuar, edhe menuja premton një kombinim mes eksperiencës gastronomike evropiane me klasin e pjatave japoneze. Koncepti i menusë së Tapasakes është ideuar nga Herve Courtot, i cili njihet për hapjen e restorantit Nobu në Atlantis. 

Destinacioni më i ri për argëtimin në Evropë

Për ata që duan t’i kalojnë ditët me diell dhe netët e ngrohta me miqtë, resorti mundëson rezervimin e kabinave private për grupe me nga gjashtë të ftuar, plot me ushqime e pije freskuese. Kabinat janë të vendosura në pozicione strategjike ku shohin pishinën perfekte të resortit si dhe detin Adriatik. Këto shtëpiza të vogla kanë sistem zëri individual, verandë të vogël, televizor dhe shampanjën Luis Roderer, pije freskuese dhe ushqime të shijshme nga menuja e Tapasakes. Ky klub krijon mundësinë që vizitorët të rezervojnë ambientet e tij sa herë që kanë festa apo evente private. Ekipi i dedikuar i punonjësve ndihmon në çdo hap të përgatitjes për të siguruar që çdo element të dhurojë eksperiencën më të paharrueshme. 

Për më shumë informacion, së shpejti faqja zyrtare do të jetë e aksesueshme në tapasake.com/portonovi, por gjithashtu mund të vizitoni edhe profilet në Instagram dhe Facebook. Ndërsa për rezervimet telefononi në +382 31 691 012 ose dërgoni një email në [email protected]