Shendet i Pergjithshem

FizioPlex: Bëjani vetes ose të tjerëve këtë dhuratë dhe na falenderoni më vonë

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2022

FizioPlex: Bëjani vetes ose të tjerëve këtë

Cila është gjëja e parë që ju vjen në mend kur lexoni frazën “dhuratë për të tjerët ose veten”? Ndoshta pushime, librin e preferuar, një set me produkte për lëkurën, një aksesor e kështu me radhë. Sa janë shanset që të keni menduar për diçka që lidhet specifikisht me shëndetin? Mendojmë që fare pak. Mirëpo në epokën e punës nga shtëpia, të jetës së ngarkuar e shpeshherë sedentare e të qëndrimit për shumë gjatë para kompjuterit, dhurata më e mirë që mund t’i bëjmë vetes dhe të tjerëve duhet të jetë diçka që lidhet me shëndetin tonë në plan afatgjatë.

Ngrini (virtualisht) dorën nëse thoni shpesh ose dëgjoni familjarët a  miqtë të thonë fraza si, “vdiqa nga mesi”, “më ka ngrirë qafa”, “mezi e drejtoj shpinën”. Pa harruar probleme si skolioza, kifo-skolioza, hernia diskale, këmba e sheshtë etj. Prandaj në këtë artikull po ju njohim me një vend që do t’ju ndryshojë realisht shëndetin. Na besoni që do të përqafoni një stil tjetër jetese, shumë më të shëndetshëm dhe pa dhimbje: FizioPlex!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FizioPlex (@fizioplex)

E vendosur në zemër të kryeqytetit, pranë rrugës “Margarita Tutulani” përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, FizioPlex është një klinikë profesionale që drejtohet nga një ekip i specializuar dhe me përvojë në fushën e fizioterapisë. E dini që fizioterapistët (kujdes: ata të vërtetët, që kanë përfunduar studimet dhe janë specializuar) kanë njohuri për shumicën e sëmundjeve dhe trajtimeve dhe kanë informacion për çdo detaj të sistemit muskolo-skeletor. Kjo përfshin deri në 840 muskuj, 206-270 kocka, 220 nerva dhe shumë më tepër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FizioPlex (@fizioplex)

Thënë kjo, fizioterapistët dinë më shumë nga çfarë mund të mendoni! FizioPlex funksionon si një strukturë ku çdo anëtar i ekipit ka fushën e vet të specializimit. Ndryshe nga çfarë mund të keni hasur, në FizioPlex pacientët trajtohet në mënyrë manuale dhe me ushtrime; pajisjet përdoren shumë pak.

FizioPlex: Bëjani vetes ose të tjerëve këtë

FizioPlex: Bëjani vetes ose të tjerëve këtë

FizioPlex: Bëjani vetes ose të tjerëve këtë

Njerëzit janë të ndryshëm dhe kësisoj, në FizioPlex nuk ekzistojnë rehabilitimet e përgjithshme. Për ju dhe problemin tuaj, pas konsultave dhe ekzaminimeve specifike, krijohet një program i personalizuar. Trajtimet zgjatin pak në kohë dhe ky është një element që e dallon FizioPlex në treg. Harrojini seancat që zgjasin me muaj të tërë, shpenzimet e shumta dhe mbi të gjitha, çfarë është më e rëndësishme, dhimbjet që nuk pushojnë kurrë.

FizioPlex: Bëjani vetes ose të tjerëve këtë

Kur duhet të drejtohemi te FizioPlex, mund të pyesë kushdo prej jush. Ka shumë raste.

1. Nëse keni një stil jetese pa shumë aktivitet fizik; nëse qëndroni për shumë gjatë para kompjuterit; nëse keni dhimbje shpine, qafe, mesi etj.
2. Nëse keni probleme me këto sëmundje: kifozë, skoliozë, hernie diskale etj.
3. Nëse keni pësuar dëmtime fizike sportive

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FizioPlex (@fizioplex)

FizioPlex, ndryshe nga klinika të tjera ku trajtimet kryhen vetëm nga një specialist, gjenden profesionistë të specializuar në fushën e vetë dhe të gjithë se bashku arrijnë që të kenë një progres të shpejtë në zgjidhjen e problemit të pacientit. E sikur të mos mjaftonin këto, përmes ushtrimeve të ndryshme arrihet forcimi dhe tonifikimi si edhe shmangen dëmtime që mund të rikthejnë problemin.

FizioPlex: Bëjani vetes ose të tjerëve këtë

FizioPlex: Bëjani vetes ose të tjerëve këtë

Seancat në FizioPlex do të jenë ndoshta orët më lehtësuese të ditës, na besoni për këtë. Janë dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes ose një personi të afërt, po themi, prindërve që me kalimin e moshës kanë gjithmonë e më shumë probleme. Do t’ju jenë mirënjohës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FizioPlex (@fizioplex)

Për më shumë informacion për FizioPlex, mund të vizitoni faqen në Instagram si edhe të rezervoni një konsultë falas në numrin +355 68 46 69 042.