Historia Ime

Historia ime e suksesit

12 Mars 2015

Historia ime e suksesit

Letra 1
 
Pershendetje anabel.  Duke u nisur nga historit e trishta qe ju keni publikuar. Mora guximin tju shkruaj disi shkurt historin time. Deri ne moshen 15 vjecare une kam patur nje super femijri. Por ne moshen 15 vjecare mu desh te perballoja divorcin e prinderve te mi. Cdo dit dhe nate mes prinderve te mi kishte vetem zenka derisa arriten ne divorc. Ishte nje periudhe veshtir ku jo vetem po humbisja familjen time por nje nga nje humba edhe shoqerin time. Pas ndarjes se prinderve te mi ndryshoi dhe opinioni per mua. Humba familjen, te gjitha shoqet dhe shoket, ne lagje me shihnin me tjeter sy dhe vetem me gjykonin. Thoshin se un kisha marr rruget, isha nje e perdal e lloj lloj fjalesh. Mentaliteti beri te veten. Pa miq un mbeta vetem i vura qellim vetes te mesoja dhe arrita rezultate makaimale. Gjithmon thoja une do behem dikush dhe keta qe me shajne sot do me kerkojn neser. Ja dola. Fitova shkollen per infermieri. Sot jam ne vitin e tret me rezultate te larta. Babai im aso kohe 38 vjec dhe nena ime 35 ishin te rinj per ta mbyllur jeten. Un jetoja ne nje shtepi me babin por dhe nga mami shkoja cdo dit. Pavarsiaht ndarjes ata ishin miqt me te mire per mua. Nje dit pas 5 vitesh babi me tha se donte te martohej dhe une e miratova. Sepse un do vazhdoja jeten time dhe ai ishte i ri dhe kishte nevoj per dike. Njerka fal zotit eshte shum e mire e reapekton babin dhe mua po ashtu. Njerzit, te afermit e mi mu largun sipas tyre un smund te lejoja babin te fuste femee tjeter ne shtepin ku kishte kontribuar mami im. (sqaroj qe pas ndarjes ata smund te jetonin ne nje shtepi prandaj babi i bleu mamit nje apartament dhe secili te vazhdonte jeten). Me quajten tradhtare dhe vajz babi. Pas 6 muajsh nga martesa e babit mami me tha se kish njohur dike dhe donte tma prezantonte dhe ai eshte nje njeri shum i mire dhe e do mamin. Shume me gjykuan gabim qe un i lejova prindrit e mi te benin jetet e tyre vec e vec. Po kur ste ecen ste ecen dhe ske cben.por te pakten prindrit e mi jan te dy gjall dhe jan mir me jetet e tyre dhe une mbetem e perkedhelura. Me qellimin ne kok pee tu ber dikush arrita rezultate te larta dhe aplikova per nje pune ne dubai. Arrita ta fitoj dhe ne find te ketij muaji nis udhen e suksesit time. Larg mentaliteti shqipetar. Asgje ne kete jet nuk eshte e lehte por as e pamundur. As un nuk kam miq, te aferm qe tme mbeshtesnin nuk i pata. Po ja dola. Prandaj them dhe jam e lumtur me jeten e prinderve te mi. Fundja kam dy nena dhe dy baballar kje seshte gje e keqe . Mesova nga jeta qe dhe pa miq e te aferm mund tja dal mban. Perderisa zoti dhe prindrit i kam gjithmon pran.

Ju qe e lexoni kete ndac me gjykoni ndac me mbeshtesni. Cdo koment eshte nje shtys per te arritur me larg.

Ju lutem anonim. Faleminderit

Letra 2
Anabel po e tregoj dhe une historine time te suksesit sepse njerezit qe jane ne nevoje e ne deshperim kane nevoje te degjojne histori pozitive dhe inkurajuese. Ne moshen 20 vjecare une u katandisa ne nje endacake qe flija rrugeve. Mamaja me ka vdekur kur isha 4 vjece dhe nuk kam fare kujtime prej saj, vetem kujtime qe i kam krijuar vete me fantazi duke pare fotot. Babai emigroi ne Greqi kur une isha 11 vjece dhe me la pas me shpresa te medha por ne te vertete me kishte braktisur sepse nuk u kthye me kurre dhe as u interesua me per mua. Gjyshja nga mami me pensionin e saj me rriti dhe me dergoi ne shkolle te larte ne Tirane. Gjithe jeten gjyshja me kishte ngulitur idene se vetem shkolla do ishte shpetimi im per nje jete me te mire. Pensionin e saj 140 mije leksh e ndanim bashke, ajo qe mezi hante atje e une qe kishte dite qe e kaloja me nje pako biskota 10 lekeshe. Ndonjehere nuk perqendrohesha dot ne mesime nga dhimbja e kokes nga te pangrenit por perpiqesha shume per te mesuar. Shkoja ne fakultet me pantallona te vjetra qe vrimat ja qepja me dore dhe xhupi i gjate me mbulonte qe te mos dukeshin arnat. Librat ua kerkoja te tjereve ose mbaja shenime. Por kur shkova ne vit te dyte te fakultetit gjyshja vdiq duke me lene jetime per here te trete. Nuk kisha asnje te ardhur, asnje te aferm. Njerezit e babit jetonin ne Tirane por nuk mund ti kerkoja ndihme se nuk i njihja fare pothuajse. Arrita deri aty sa nuk kisha ku te flija sepse nuk gjeja lek te paguaja konviktin por per kokefortesi nuk shkoja ne qytetin tim se doja te mbaroja shkollen. Shpresoja se dicka do dilte por po prisja kot. Shkoja ne fakultet dhe kur kthehesha ulesha ne ndonje shkalle pallati dhe rrija. Njerezit me shihnij cuditshem. Asnje nuk pranonte te me merrte ne pune se me shihnin qe vishesha keq e nuk mbahesha. Kam fjetur ne shkalle pallatesh. Derisa fillova te mbaja ere se nuk kisha ku lahesha prandaj nuk shkoja dot as ne shkolle se qelbesha e ishte turp. Fillova te mendoja qe me mire te kthehesha te shtepia e vjeter gjyshes, te kisha te pakten nje krevat ku te vija koken por me vinte te qaja nga inati qe do humbja shkollen dhe gjithe shpresat per nje te ardhme. Ne fund u dorezova dhe ika. Ate vit e humba shkollen por ne qytetin tim fillova te punoja ku te mundesha, pa orar, shitese, pastruese. Kur kishre ndonje komshi ndonje pune shtepie a porosi shkoja me vrap dhe qofte per dy mij lek te vjetra dhe mblidhjs leket. Pas dy vjetesh arrita te kthehem ne Tirane, u sistemova me ato pak lek dhe vazhdova shkollen dhe nje pune. Tani qe dukesha e paster dhe e mbajtur me punesonin kudo qe kam aplikuar. Sot jam menaxhere ne nje firme te mire dhe paguhem goxha mire edhe pse nuk eshte profesioni per te cilin u diplomova.  Ndoshta e zgjata pak por historia eshte shume e gjate. Dua t'ju them qe te gjithe mund t'ja dalin, nese fati tregohet i eger me ju, ju tregohuni kokeforte me te. Ju perqafoj dhe ju uroj suksese te gjitheve. Te lutem Zh ose D me lini anonim sepse paskam 29 friend qe jane fansa ketu e nuk e dine kete histori.

Letra 3
Po ju shkruaj per here te pare .historia ime nis kur isha 12 vjec kur rashe nga kati i tret i shtepise tone dhe nje goditje qe mora ne koke dhe mbeta me pasoja me humbje te nje pjese te mire te degjimit dhe i pakthyeshem pavaresisht perpjekjeve edhe ketu edhe jashte vendit ....mora nje mjet degjimi dhe rezultatet ishin maksimale por normalisht me veshtiresi te shumta ..... cdo gje per mua ndryshoi ... Cdo nate mendoja perse une ?? Humba shoqet se ato me shmangeshin dhe ne adoleshence jam perpjekur tre here ti dal makinave perball qe te me fshijne nje here e mire ... Por vetbesimin nuk e humba ...fundja keshtu isha dhe keshtu duhet te vazhdoja ..ne gjimnaz ia dola ta mbaroj me rezultate te shkelqyera dhe gjithmone VETEM ... Ferri filloi ne te larten ku vendosa te ndiqja nje dege si mamaja ime... Nese ne gjimnaz te shmangen ne universitet as nuk duan tja dine ... Dy vitet e para thashe se rashe ne depresion.. kur nje dite mamaja me dergoi tek nje psikolog dhe qe aty pashe nje drite ne fund te tunelit ... Vetem un ai dhe zoti e dine sa lot kam derdhur kur tregoja per veten dhe tani them me vete si nuk u shterren ... Vetbesimi i ndrydhur mu rikthye dhe vendosa perseri te pranoja veten keshtu siq jam ..psikologu im qe eshte dhe miku im me i mire me njoftoi me nje njeri te mrekullueshem qe ka perjetuar njejte si une dhe ai sot eshte im shoq dhe babi i cunit tim ...studimet po i mbaroj ketu ku jam dhe jeta ime ne nj vend tjeter ka ndryshuar rrenjesisht se njerzit ketu te respektojne dhe te pranojne .... Per te gjithe ata qe ndihen ndryshe ju them se jeta eshte nje plage por qe neve nuk duhet te na dhemb ...perqafimeeee .... Anonim..

Letra 4
Pershendetje Anabel. Lexoj shpesh postimet e faqes tua dhe sot per here te pare marre guximin te shkruaj. Une jam 18 vjec dhe para 1 viti u diagnostikova me kancer. Normalisht rrjedha e dites time ndryshoi por une jo. Here here pata edhe une luhatje vetebesimi sepse ndryshuan shume gjera per mua. U desh qe edhe te genjeja shpesh per luhatjet e shendetit tim sepse nuk dua qe ta kuptojne te tjeret. Te pakten do mundohem ta fsheh per nje periudhe kohe sepse sdua te me trajtojnendryshe (per shoqerine seose normalisht familja e di) Ka kaluar nje vit qe nga ajo dite dhe dhe ende vazhdoj te kurohem per semundjen time. E di qe per pak muaj floket e mia kacurrela sdo jene me, e di qe edhe trupi im sdo jete ne I njejti por kjo sdo te thote qe une duhet te dorezohem. Lavdi Zotit jam e bekuar me familjen time. Kam kuptuar qe jeta eshte e bukir pavaresisht se ndonjehere Zoti te vendos pengesa. Mos lejoni qe nje dallge te pengoje timonin e anijes tuaj

Anonim ju lutem Me shume dashuri une

Letra 5
Mirembrema te gjitheve ! Kam shkruar disa here por nuk me eshte publikuar shpresoj qe sonte te publikohet ! Po tregoj edhe une historine time te suksesit per nje njeri ne gjendjen e atij djalit qe keni publikuar.. Para ca kohesh ne te njejten gjendje kisha nje familjar timen e cila donte te kryente akte vetvrasje me qellim shpetimi nga depresioni. Nje dite teksa po shikoja Tv me erdhi nje ndjesi e cuditshme aq sa dola jashte dhe shoh ate maje te catise gati per tu hedhur, u tmerrova aq shume dhe u mundova me te mira deri sa e bera te zbriste qe aty madje hypa dhe vete larte duke rrezikuar edhe jeten time e duke i thene qe nese ajo hidhej do hidhesha dhe une ! Dashuria per njeri tjetrin ju ben te forte sepse jeta eshte e bukur pavaresisht rrethanave ne te cilat ndodheni besomeni qe : KA GJITHMONE NJE RRUGEZGJIDHJE ! Me resp M...