*
Mariupol duket se është afër rënies nën kontrollin rus pas një beteje të ashpër për qytetin kryesoror të portit. Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka pastruar zonat urbane nga forcat ukrainase dhe lëshoi një ultimatum "dorëzohu ose vdis" mëngjesin e sotëm. Nëse dorëzimi bëhet i plotë, Mariupol do të ishte kapja e parë e Rusisë së një vendi kaq të madh.
*
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski ka pranuar se gjendja në Mariupol mbetet "jashtëzakonisht e ashpër" por refuzon të pranojë dorëzimin. Ai paralajmëroi se bisedimet e paqes do të prisheshin në qoftë se Rusia vriste forcat e mbetura në qytet. "Eleminimi i trupave tanë, i njerëzve tanë (në Mariupol) do t'i japë fund çdo negocimi,"- u shpreh kreu ukrainas.
*
Zelenskiy foli të shtunën me kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili vlerësoi "trimërinë" e mbrojtësve të Ukrainës dhe premtoi të "vazhdojë të sigurojë mjetet për Ukrainën për të mbrojtur veten".
*
Miliarderi rus Roman Abramovich ka udhëtuar në Kiev për të rinisur përpjekjet e tij në lidhje me bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Raporti, bazuar në burime pa ende s'bëhen të ditura tha se Abramoviç kishte takuar negociatorët ukrainas në një përpjekje për të shpëtuar bisedimet e ndezura.
*
Rusia ka rifilluar sulmet me raketa të shpërndara në Kiev dhe qytetet perëndimore në Ukrainë. Deri më tani raportohen edhe civilë të vdekur në Kharkiv dhe në kryeqytet.
*
Një raund i gjashtë i ardhshëm i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë do të synojë naftën dhe bankat, në veçanti Sberbank, sipas kreut të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. BE e ka kursyer deri tani Sberbank sepse ajo, së bashku me Gazprombank, është një nga kanalet kryesore për pagesat për naftën dhe gazin rus.
*
Presidenti i Ukrainës paralajmëroi se bota "duhet të përgatitet" për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë. Ai u tha gazetarëve në Kiev se "nuk duhet të presim që momenti të vijë."
*
Numri i njerëzve të evakuuar nga qytetet ukrainase nëpërmjet korridoreve humanitare ra ndjeshëm të shtunën nga një ditë më parë. Një total prej 1,449 vetësh u evakuuan, më pak se 2,864 që arritën të arratiseshin të premten.
Burimi: The Guardian