Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Alarme për sulme ajrore: Kievi zgjohet me shpërthime

Mëngjesin e kësaj të diele një shpërthim nga forcat ruse ka ndodhur në Kiev. Sipas kryebashkiakut lokal, në periferi të Kievit, zona e Brovary është dëmtuar rëndë. S'dihet ende nëse ka patur viktima apo dëme të rënda materiale. 

Ndërkohë, në çdo rajon të Ukrainës janë dhënë alarme për sulme ajrore. 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia urdhëron forcat ukrainase në Mariupol të dorëzohen

Mëngjesin e kësaj të diele Rusia ka kërkuar që forcat ukrainase që ende po luftojnë për vendin e tyre të lëshojnë armët. Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre të pamëshirshme dhe shkatërruese në qytetin juglindor.

Media shtetërore ruse Ria njoftoi se "pa përjashtim" të gjitha "njësitë e armatosura ukrainase dhe mercenarët e huaj" duhet të dalin nga ora 6:00 deri në orën 13:00  "pa asnjë armë dhe municion,".

Rreth 100,000 njerëz mbeten në Mariupol dhe rrethinat e tij të afërta, të cilat janë raportuar të jenë kryesisht nën kontrollin rus.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zhduket komandanti i lartë rus pasi urdhëroi përdorimin e armëve kimike në Mariupol

Sipas zyrës së Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainës, komandanti i lartë rus, Eduard Basurin rezulton të jetë zhdukur. Basurina ishte komandanti që urdhëroi shfrytëzimin e armëve kimike në Mariupol.

“Ky është vetëm një vazhdim i represionit kundër komandantëve të ushtrisë ruse, të cilët nuk arritën të zhvillonin planin origjinal për pushtimin e Ukrainës.Fati i mëtejshëm i ish-komandantit nuk dihet”.- shkruhet në njoftimin e dhënë prej autoriteteve ukrainase. 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gorrilla më e vjetër në botë feston sot 65-vjetorin

Fatou, një gorillë e ultësirave perëndimore, që besohet të jetë gorrilla më e vjetër në botë, feston sot 65-vjetorin e saj në kopshtin zoologjik të Berlinit.

"Gorilla jonë po feston ditëlindjen e saj të 65-të sot, duke u bërë kështu gorrilla më e vjetër në botë."- shkruajnë përfaqësues të kopshtit zoologjik në llogarinë zyrtare të Instagramit.

Gorrillës së vjetër nuk i mungoi as torta e ditëlindjes me numrin 65. Fatou mbërriti në Berlin në 1959 "në kushte të pazakonshme" siç e përshkruajnë kujdestarët e kopshtit zoologjik.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, CNN