Me siguri fraza "do t'ju ndryshojë jetën" ju tingëllon paksa e ekzagjeruar dhe hiperbolizuar duke qenë se e përdorëm krahas fjalës "event", por do keni kohë për ta kuptuar pse NUK është e tillë!
Supozojmë se situata në të cilën ndodheni aktualisht është kjo: Prej kohësh kërkoni një vend pune që t'ju motivojë, t'ju pëlqejë dhe rrjedhimisht të ndryshojë stilin tuaj të jetës. Keni kërkuar ngado, por deri tani asgjë! Kur je në prag të "dëshpërimit" dhe mendimet pesimiste bllokojnë energjinë dhe zënë një pjesë të mirë të ditës suaj, duke ju bërë edhe më pak produktivë, vjen shenja që prisnit aq shumë nga universi!
E kemi fjalën për këtë "shenjën" që do të lexoni tani, prandaj mos rrini më të ngrysur!
Në 12 prill, kompania e famshme (dhe shumë e dashur për ne) ajrore, Wizz Air mund të plotësojë ëndrrën tuaj, duke përmbysur kështu çdo plan që kishit në mendje deri tani!
Për të qenë më të qartë, ç'do të ndodhë në 12 prill?
Detyra juaj, nëse jeni mbi 18 vjeç, flisni mirë anglisht dhe keni ëndërruar ndonjëherë të punoni në botën e udhëtimeve dhe avionëve, është të paraqiteni tek MAK Albania Hotel, ora 16:00.
Atje, Wizz Air do të prezantojë programin "Akademia Pilot", qëllimi i së cilës është të rekrutojë, trajnojë dhe punësojë më shumë se 100 të rinj, pa eksperiencë në profesione të ndryshme, duke nisur nga stjuardesë/at e deri tek pilotët e çertifikuar.
Si do të ndodhë kjo?
Gjatë eventit do të mësoni shumë më tepër nga ç'dini për një nga kompanitë ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, do të shuani çdo dilemë rreth programit "Wizz Air Pilot Academy" duke filluar që nga mënyra e procesit, trajnimeve e deri tek benefitet që do të keni ju nëse jeni një prej të përzgjedhurëve.
Si fillim, për të marrë pjesë në event duhet të regjistroheni tek ky link. Për gjithçka tjetër, duke nisur nga aplikimi e deri tek dita e parë e punës dhe çertifikimet do të kujdeset Wizz Air! Pra, hyni me zero eksperiencë dhe kohë më vonë e shihni veten teksa bëheni gati për fluturimin tuaj të parë! E dimë që vetëm mendimi po ju emocionon, por në fakt ju as nuk ja keni idenë sesi ky event mund të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj, prandaj pyeteni pak veten: Çfarë do të humbas nëse e provoj?