Out and About

7 vjet BUZZ: Koleksionet më IN të atleteve vijnë me një super ofertë

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2022

7 vjet BUZZ: Koleksionet më IN të atleteve vijnë me një

Thonë që ne nuk mund ta blejmë lumturinë me para, por mund të blejmë atlete dhe...është pak a shumë e njëjta gjë, apo jo? Të gjithë adhuruesit e atleteve e kuptojnë se çfarë duam të themi. Por, të gjithë e dimë sa e stërmundishme mund të jetë të gjesh atletet e preferuara që ke kaq kohë që i pret: modelin e preferuar të New Balance nuk e gjen askund, Nike Air Force 1 nuk t’i ka zënë syri askund dhe ke kohë që je fiksuar me Adidas Ozelia. Megjithatë këto janë probleme të kujtdo që ka jetuar brenda një shpelle dhe nuk e njeh Buzz Sneaker Station; ne të tjerët e kemi zgjidhur problemin e gjetjes së atleteve më IN te momentit.

7 vjet BUZZ: Koleksionet më IN të atleteve vijnë me një

Për shkak të stilit unik dhe konceptit ekskluziv, Buzz Sneaker Station – i vetmi sneaker station në Shqipëri – është një nga vendet e preferuara për koleksionet e fundit të disa prej markave më të mirënjohura në botë. Gjithmonë në të njëjtën linjë me trendet e fundit, Buzz promovon kulturën e modës urbane duke i ofruar adhuruesve të street style-it një larmishmëri zgjedhjesh. Nëse dëshironi të jeni të parët që ecni me modelet e reja të atleteve më trend në botë, atëherë Buzz është zgjedhja e duhur për ju.

7 vjet BUZZ: Koleksionet më IN të atleteve vijnë me një

Koleksionet e Buzz janë të përzgjedhura me shumë kujdes, prezantohen me profesionalizëm dhe jo më kot blerësit besnikë e kanë përqafuar kulturën e re të veshjeve sportive që përcjell Buzz – moderne, ndryshe dhe origjinale.

Gjithmonë e më tepër, bota e modës ka eksperimentuar me stilin dhe miksimin e elementëve, ndaj sot mund të gjeni te Buzz atlete dhe veshje lehtësisht të kombinueshme për përditshmërinë tuaj. 

7 vjet BUZZ: Koleksionet më IN të atleteve vijnë me një

Modelet e markave më të mëdha në botë – si Nike, Adidas, New Balance, Jordan, Reebok, Champion, Puma, The North Face etj – konceptet moderne të dyqaneve që i përshtaten misionit të Buzz, veshjet sportive të koleksioneve të fundit si edhe aksesorët për t’i dhënë edhe më shumë identitet stilit të gjithsecilit, përcjellin frymën e metropoleve të mëdha në Shqipëri. 

7 vjet BUZZ: Koleksionet më IN të atleteve vijnë me një

Lajm i mirë!!! Në ditëlindjen e 7-të të Buzz Sneaker Station, nga data 8 deri në 10 prill, mund të përfitoni nga super oferta: 20% ulje për veshjet dhe atletet më trend nga koleksioni i fundit Pranverë/Verë 2022. Për t’i bërë tuajat atletet dhe veshjet që i adhurojnë të gjithë, vizitoni dyqanet e Buzz në TEG, QTU, Toptani ose blijini online në www.buzzsneakers.al. Oferta nuk zgjat shumë, ndaj mos thoni që nuk ju thamë!