Celebrity

Vetëm për të qetësuar mendjen: Rutinën e mëngjesit të Kendall Jenner duhet ta provoni edhe ju!

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2022

Vetëm për të qetësuar mendjen: Rutinën e mëngjesit

Kendall Jenner mund të jetë një nga modelet kryesore të industrisë së modës, por edhe ajo, si shumë njerëz të tjerë, ka pranuar luftën me ankthin. 

Sigurisht, investimi dhe puna me shëndetin mendor është një përpjekje e vazhdueshme për të gjithë. Në një video të postuar në Instagram, nga një pamje e qetë e një oborri të këndshëm, Jenner tregon mënyrën më qetësuese se si ajo fillon mëngjesin.

"Ankthi im ka qenë në nivele të larta kohët e fundit. Kam arritur në një pikë ku nuk ndihem keq për këtë. E dua hapësirën time dhe kohën 'vetëm'."

Kendall shton se "po gjen mënyra për të ndihmuar veten ta fillojë ditën me një mendësi më të qetë dhe pozitive".

Më pas, ajo tregon pak a shumë se si nis mëngjesi i saj. 

#1 - 10 frymëmarrje të thella, edhe para se të shihni telefonin.

#2 - Dilni në oborr/ballkon/dritare dhe shkruani në një bllok/ditar.

#3 - Krahas të tjerave, shkruani të gjitha gjërat që mezi prisni t'i bëni sot, këtë javë apo këtë muaj.

#4 - Shprehni me fjalë dhe zë mirënjohjen për gjithë bekimet tuaja.

#5 - Qëndroni pak në diell nëse mundeni.

#6 - Pini ujë dhe/ose një çaj dhe punoni përsëri me frymëmarrjen.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Kendall është optimiste për çdo mëngjes dhe çdo ditë të re dhe kështu duhet të provoni të jeni edhe ju!

Burimi: Bustle