Të kesh kolesterol të lartë dhe sheqer në gjak në të 30-at mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Alzheimerit dekada më vonë, sipas një studimi të ri.
"Ne kemi treguar për herë të parë se lidhjet midis kolesterolit dhe niveleve të glukozës dhe rrezikut të ardhshëm të sëmundjes së Alzheimerit ndodhin shumë më herët në jetë sesa mendohej më parë," tha për CNN autori i studimit Lindsay Farrer, shefi i gjenetikës biomjekësore në Universitetin e Bostonit për Gjenetikë Biomjekësore.
Njerëzit e moshës 35 deri në 50 vjeç që kishin nivele të larta të triglicerideve, një lloj kolesteroli që gjendet në gjak dhe nivele më të ulëta të "kolesterolit të mirë" të quajtur lipoproteinë me densitet të lartë, kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me sëmundjen Alzheimer më vonë në jetë, zbuloi studimi.
Njerëzit që dëshirojnë të trajtojnë kolesterolin duhet të kontaktojnë me kujdes një kardiolog dhe neurolog, pasi ka shumë mënyra se si të maten lipidet në gjak dhe cilat medikamente janë më të mira.
Njerëzit që janë në të 30-at dhe të 40-at e hershme duhet të matin lipidet dhe sheqerin në gjak. Kjo është mënyrë e mirë për të zbuluar ndonjë problem.