Çfarë po ndodh rreth nesh

Fejohet Anjeza Shahini!

5 Mars 2015

Fejohet Anjeza Shahini!

Këngëtarja Anjeza Shahini është fejuar.

Ajo ka marrë një propozim surprizë nga partneri i saj anglez, mbrëmjen e djeshme në Venezia. Lajmin e ka bërë publik Anjeza, së bashku me fotot në Instagram ku tregon edhe unazën në gisht. “Nuk ka fjalë për të përshkruar saktë këtë moment”- shkroi këngëtarja nën foto.

Anjeza Shahini po jeton historinë e saj të dashurisë prej më shumë se 3 vitesh me diplomatin anglez, të qujtur Pol. Ajo shihet shpesh të udhëtojë drejt Londrës, së bashku me partnerin e saj.

#showbiz