Fustani i Blake Lively na kujtoi se pranvera është fare pranë. Aktorja u shfaq në New York në premierën e filmit “The Adam Project” së bashku me bashkëshortin Ryan Reynolds e veshur me një fustan “ylber”.
I krijuar nga Atelier Versace, fustani magjik ka një dekolte dhe pelerinë të lirshme në ngjyrë korali. Copat përbëhen nga ngjyra të mahnitshme pastel të kapura në mënyrë elegante. Fustani është i çarë në njërën anë dhe ka disa fruda të vogla në fund që e bëjnë veshjen edhe më “të lirshme”.
Fustani ka edhe disa shirita të hollë gold, të vendosur me mjeshtëri nga artizanët e Atelier Versace.
E veçanta e nuancave pastel është se duken të zbehta, por njëkohësisht kanë ngjyrë. Kombinimi i tyre është fare i thjeshtë dhe shkojnë pothuajse me të gjitha ngjyrat e tjera pastel.