High Tech

Realiteti virtual: Kjo grua rrëfen përvojën e tmerrshme të përdhunimit në metaverse

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2022

Realiteti virtual: Kjo grua rrëfen përvojën e tmerrshme të

“Mos bëj sikur nuk e doje”, i tha një person Nina Jane Patel-it pasi e sulmoi seksualisht. Ndryshe nga raportet tipike të sulmeve të rënda ndaj grave, rasti në fjalë nuk ndodhi në jetën reale; u zhvillua në metaverse.

Metaverse, një shkurtim për "meta-univers", është një botë dixhitale ku e vërteta dhe bota virtuale bashkohen dhe u lejon njerëzve të lëvizin midis pajisjeve të ndryshme dhe të komunikojnë në një mjedis virtual. Në aspektin praktik, i referohet produkteve dhe shërbimeve të realitetit të shtuar dhe virtual.

Një nga përdorueset testuese të universit të ri virtual të Facebook, Patel pohoi se sapo hyri në program, ajo u përdhunua nga disa burra.

Meta, kompania mëmë e Facebook, tha se po publikon një mjet për njerëzit që përdorin platformat e sociale të realitetit virtual për të ruajtur kufijtë e hapësirës personale, pasi shqetësimet janë rritur në lidhje me sigurinë e përdoruesve dhe ngacmimet seksuale.

Realiteti virtual: Kjo grua rrëfen përvojën e tmerrshme të

"Përvoja ime e ngacmimit seksual ishte, të paktën, tronditëse. Tronditëse sepse nuk jam mësuar të më flasin në mënyra kaq poshtëruese, ndoshta në vitin 1996, por sigurisht jo në 2021," shkroi ajo në një postim në Medium në dhjetor.

Duke përshkruar përvojat e saj, ajo deklaroi se brenda 60 sekondave pasi hyri në Meta, u dhunua verbalisht nga burrat, u përdhunua në grup nga avatarë të tjerë dhe u fotografua.

“Ata më thanë: ‘Mos u bëj sikur nuk të pëlqen’. Ishte një makth surreal,” tha Patel.

Duke theksuar se realiteti virtual ishte krijuar në thelb mbi paaftësinë e mendjes dhe trupit për të kuptuar ndryshimin midis përvojave reale dhe virtuale, Patel tha: "Në një farë kuptimi, reagimi im fiziologjik dhe psikologjik ishte se ishte si të kishte ndodhur në jetën reale".