Fashion News

Ndahet nga jeta dizajneri francez Thierry Mugler

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2022

Ndahet nga jeta dizajneri francez Thierry Mugler
Thierry Mugler në pasarelë me Sharon Stone në vitin 1992, Los Angeles. Foto: Bei/REX/Shutterstock

Dizajneri francez Manfred Thierry Mugler ndërroi jetë të dielën në moshën 73-vjeçare për "shkaqe natyrore", njoftoi agjenti i tij.

Një ish-balerin, koleksionet e guximshme të Mugler-it ishin në krye të stilit të strukturuar, dekadent që u bë i njohur si “veshja e pushtetit”. "Ai ishte i përjetshëm dhe përpara kohës së tij," tha supermodelja Jerry Hall – imazhi i parfumit të tij më të shitur, Angel - për stilistin në vitin 2019.

Ndahet nga jeta dizajneri francez Thierry Mugler

Ndonëse Mugler u tërhoq nga shtëpia e modës që mbante emrin e tij në vitin 2002, ai nuk hoqi dorë nga stilimi i rrobave. Përmendim këtu për shembull veshjet e Beyoncé-s si alter-egoja e saj Sasha Fierce frymëzuar nga fantashkenca në fund të viteve 2000. Ai gjithashtu krijoi kostume për Lady Gaga dhe Cardi B. Në vitin 2019, Mugler krijoi fustanin e Kim Kardashian në Met Gala që “pikonte” kristale.

Ndahet nga jeta dizajneri francez Thierry Mugler

I lindur në Strasburg në dhjetor 1948, ai shkoi në Paris në moshën 20-vjeçare dhe krijoi labelin e tij “Cafe de Paris” në vitin 1973, një vit para se të themelonte Thierry Mugler.

Komuniteti LGBTQ ishte një burim i shpeshtë talentesh dhe frymëzimi për dizajnerin. Mugler paraqiti modele trans në shfaqjet e tij që në vitet 1980. Nga fundi i viteve 1990, emri Mugler u lidh më shumë me aromën sesa me modën, falë parfumit të suksesshëm Angel.

Dizajneri do të shpallte bashkëpunime të reja në fillim të kësaj jave, tha agjenti i tij Jean-Baptiste Rougeot për Agence France-Presse.