Pushteti

Njerëzit shokohen (jo për mirë) nga shuma që Jeff Bezos dhuroi për bamirësi

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2021

Njerëzit shokohen (jo për mirë) nga shuma që Jeff Bezos

Çfarë kanë njerëzit sërish me lekët e Jeff Bezos? Janë të pakënaqur.

Po ç’u duhet me lekët e tjetrit? Tani ky “tjetri” nuk është çuni i lagjes. Është njeriu i dytë më i pasur në botë. Besoj biem dakord në këtë pjesë.

Dakord. Po thoje që...? Po thoja që ishte i pranishëm në një organizim bamirësie në Pacific Design Center, qendër për nevojat e komunitetit të dizajnit, argëtimit, artit etj., ku ka hapësira për shfaqje, ekspozita dhe trajnime.

E çfarë bëri Bezos? Praktikisht asgjë.

Që do të thotë? Burime për Page Six bëjnë me dije se “të gjithë prisnin që ai të dhuronte diçka, por nuk e bëri”.

Ma merr mendja prandaj e ftuan. Kush e tha këtë?

Logjika. Qëndron. Burimi tha se “dikush dhuroi 1 milion dollarë. E fill pas kësaj, pak më vonë, Bezos dhuroi 500,000 dollarë”. Në sallë njerëzit nisën të përshpërisnin.

Po ja paskërka dhuruar. Pse mërziten njerëzit? “Nëse dikush tjetër mund të dhurojë 1 milion, Jeff Bezos duhet të dhurojë më shumë,” mësohet të kenë thënë të pranishmit.

Sa më shumë? Më shumë se 500,000 dollarë.

Por $500,000 nuk janë pak? Bezos fiton rreth $142,667 në minutë.

Ah, bashkohem me mendimet e njerëzve atëherë!