Pas vitesh të gjata thashethemesh dhe spekulimesh, Sex and the City më në fund rikthehet në ekranin e madh! Seriali i famshëm vjen me të njëjtat karaktere, por me një tjetër titull: "And Just Like That!"
Seriali do të transmetohet fillimisht në HBO Max dhe episodi premierë do të jetë në 9 dhjetor 2021.
Carrie Bradshaw, Charlotte York dhe Miranda Hobbes rikthehen për t'i ngjallur sërish njerëzve kuriozitetin e asaj çfarë ndodh me jetët e tyre dinamike.
Kohë më parë, u publikua traileri i shkurtër i asaj çfarë u quajt si "rikthimi zyrtar" i serialit që ende pas kaq vitesh vijon të mbajë të mbërthyer pas ekranit breza të tërë.
E vetmja që do të mungojë është Kim Cattrall ose siç ju e njihni ndryshe, Samantha e famshme! Pavarësisht emocioneve të mëdha, fansat kanë shprehur zhgënjimin për mungesën e Samantha-s, pasi sipas tyre "nuk ka Sex and the City" pa Samantha-n.
Gjithsesi, sa episode ka?
10 gjithsej!
Burimi: Glamour