High Tech

Facebook, Messenger dhe Instagram jashtë funksionit: Ç'po ndodh

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2021

Facebook, Messenger dhe Instagram jashtë funksionit: Ç'po ndodh

S'është problemi i internetit tuaj nëse thirrjet në Messenger nuk shkojnë, apo nëse Instagrami ka "ngecur". Fajin e ka sërish Facebook-u! Gjatë orëve të fundit, përdoruesit e Facebook, Messenger dhe Instagramit kanë raportuar probleme për të cilat thuhet se aktualisht po punohet për t'i zgjidhur. 

Kjo është hera e dytë në pak ditë kohë që gjigandi i rrjeteve sociale del jashtë përdorimit. Muajin e shkuar, WhatsApp, Instagram dhe Facebook dolën jashtë funksionit për plot 7 orë, duke shkaktuar humbje të madhe në vlera monetare. 

Grupi i monitorimit të faqeve në internet DoënDetector e cilësoi si "dështimin më të madh të këtij lloji të parë ndonjëherë", me 10.6 milionë raportime problemesh në nivel global.

Sipas The Independent, nuk ka ende një njoftim zyrtar për rrëzimin e fundit të rrjeteve. 

Facebook, Messenger dhe Instagram jashtë funksionit: Ç'po ndodh