Art & Libra

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja: Anulohen shfaqjet e ‘Edmond’

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2021

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja: Anulohen shfaqjet e ‘Edmond’

Shfaqjet e “Edmond” janë anuluar për shkak të një aksidenti automobilistik të aktorit Lulzim Zeqja, protagonisti i shfaqjes, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja: Anulohen shfaqjet e ‘Edmond’

Në një postim në rrjete sociale, Teatri Kombëtar njoftoi se Zeqja e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim. Datat e anuluara janë 22-31 tetor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????? ????????? (@teatrikombetar.tk)

Shfaqja “Edmond” nga Alexis Michalik, me regjisorë Indrit Çobanin dhe Andia Xhungën, ishte shfaqja e parë që riktheu publikun në teatër që pas pandemisë. Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë vlerësuar regjisorët, aktorët dhe gjithë ekipin që solli në skenë “Edmond”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andia Xhunga (@andiaxhunga)

“Nuk do t’i harroj kurrë emocionet e premirës. Si para shfaqjes kur u mblodhëm të gjithë në dhomën e grimit duke përqafuar njëri-tjetrin, si gjatë shfaqjes kur na mbusheshin sytë me lot dhe sidomos në fund kur duartrokitjet e publikut rivërtetuan mallin dhe dashurinë reciproke. Magjia e kësaj vepre është pikërisht njësimi i realitetit me veprën (shfaqjen). Faleminderit me zemër të gjithëve 1 e nga 1.” – shkroi në Instagram regjisorja Xhunga.

Teatri Kombëtar paralajmëroi një njoftim të dytë për rimbursimin e biletave, ndërkohë që nëpër komente njerëzit i urojnë aktorit shërim të shpejtë dhe sugjerojnë shtyrjen e datave të shfaqjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Indrit Cobani (@indritcobani)