Celebrity

Lil Kim ironizon 50 Cent pas videos virale

Shkruar nga Anabel

15 Tetor 2021

Lil Kim ironizon 50 Cent pas videos virale

50 Cent iu duk për të qeshur një video virale që krahasonte Lil’ Kim me një leprechaun – figurë e folklorit irlandez, ku u bazua edhe filmi komedi-horror i vitit 1993 – video të cilën Lil’ Kim nuk e la pa komentuar.

“Ti je kaq i fiksuar me mua sa po bëhet e sikletshme,” i komentoi ajo bashkëpunëtorit të dikurshëm për “Magic të Stick”.

50 Cent postoi sërish videon – të cilën më parë e kishte fshirë – duke shkruar: “E gjitha çfarë thashë është që kjo ishte gallatë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 50 Cent (@50cent)

“Dhe e gjitha çfarë thashë unë është që ti je i fiksuar me mua,” komentoi sërish Lil’ Kim, mes disa komenteve me fjalor jo dhe aq të këndshëm për ta shkruar këtu.

Nuk është hera e parë që ai tallet me reperen. Në korrik, 50 Cent e krahasoi me një “buf”, po Kim tha se “nuk i interesonte fare”.

Lil Kim ironizon 50 Cent pas videos virale

Raporti i tyre është i tillë që pas intervistës së Lil’ Kim në vitin 2005, ku e cilësoi muzikën e 50 Cent si “të dhunshme”.

“E pëlqej ndonjëherë muzikën e tij, por mendoj se si në jetën personale, në jetën e tij reale, ai është njësoj dhe ky nuk është një mesazh i mirë. Mendoj që ai e promovon [dhunën].”