MC Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina, thuhet se do të bëhen sërish prindër.
Burime të sigurta thanë për Prive.al se Erzina, e cila jeton në Kosovë së bashku me reperin, është shtatzënë.
Ata janë prindër edhe të një vajze, Iza, e cila në qershor të këtij viti festoi 1-vjetorin. Kresha dhe Erzina e kanë mbajtur vogëlushen shumë larg rrjeteve sociale. Fotoja e saj e parë u publikua nga Prive.al gjatë festës së ditëlindjes.
Kresha dhe Erzina u martuan në dhjetor të 2019-s në një ceremoni që pritej të ishte private, por nuk rezultoi e tillë për sa kohë njerëzit patën telefonat me vete.