Shqipëria

Lëkundje tërmeti në të njëjtën orë dhe datë si 2 vite më parë: Flet sizmologu

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2021

Lëkundje tërmeti në të njëjtën orë dhe

Pasditen e sotme (21 shtator), në orën 16:04, u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe epiqendër 6 km në jug të Klosit.

Lëkundjet e tërmetit të sotëm përkojnë me ato të dy viteve më parë pasi më 21 shtator 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter. Asokohe pati dëme materiale në zonën e Shqipërisë së mesme.

Në një lidhje direkte për News24 sizmologu Rrapo Ormeni tha se zona e Klosit është një zonë që njihet për tërmete të kësaj magnitude që nuk shkaktojnë dëme. Ai e konsideroi rastësi datën dhe orën e njëjtë me tërmetin e 2 viteve më parë.

“Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi, në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koicidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude,” tha sizmiologu.

News24 bëri me dije se bashkia e Dibrës ka ngritur shtabin e emergjencës për dëmet e mundshme që mund të ketë shkaktuar tërmeti.