Letra 1
Aty në një kthesë të rrugicës shkëmbehem me një bukuroshe, e cila mi mangetizoi sytë sa nuk e di as vetë sa u hutova dhe e hëngra me sy, por ajo nuk e vuri aspak ujin në zjarr dhe vazhdoi atë ecjen e vet të shkujdesur pa e fshehur atë buzëqeshje ëngjëllore e krenare që i dallohej për së largu.
Hipi në urban dhe njerëzit ishin ngjeshur aq shumë saqë një grua ishte e detyruar të më hidhte krahët në qafë për t'u mbajtur tek doreza sipër kokës time. Kalon faturinoja dhe unë ashtu me siklet të madh i nxjerr qindarkat e mia dhe ia drejtoj. Ai jo vetëm që nuk më dha biletë, por madje as nuk mi mori fare paratë. Pashë njëherë nëse po më shikonte apo jo njeri, pastaj si me lezet i rrëshkas lekët dalëndalë në xhepin tim. Fillova të ndjehem mirë. Dita më kishte nisur kaq mbarë. Ndërkohë urbani ndalon dhe ashtu përmes shtyrjesh mes njerëzish zbres. Kalimtarët si gjithmonë indiferentë kalonin shkujdesur drejt meje, saqë pothuajse në çdo rast më duhej të shmangesha unë që të mos përplaseshim. Pas 3-4 tentativash shmangieje vendosa edhe unë të eci njëherë drejt që të detyroja dikënd tjetër të shmangej, por ishte e kotë. Ata vinin gjithmonë drejtë dhe më acaruan aq shumë saqë njëri i ulërita: "Hapi sytë o qorr", por edhe këtij nuk i bëri përshtypje dhe vazhdoi rrugën e tij. Sytë më kapin një dyqan këpucësh që kishte afishuar një reklamë të madhe ofertash fundviti në reklamën e saj. Hyj brenda dhe i buzëqesh lehtazi shitëses së re dhe ndryshe nga çdo herë tjetër ajo nuk hodhi sytë të më shikonte nga këpucët, siç më ndodh zakonisht dhe më bëri të ndjehem goxha komod. Një komoditet që m'u zhubrosh shpejt sapo nisa të lexoja çmimet në euro të këpucëve. Para se të dilja e përshëndes shitësen dhe i kërkoj ndjesë për shqetësimin, por ajo nuk reagoi abolutisht dhe vazhdonte të shkruante mbi tastierën e kompjuterit të saj. Nga përfshirja që e kishte kapluar, padyshim do ishte duke diskutuar në internet. S'ka faj e shkreta - mendova me vete. Paguhet me rrogë bazë qesharake e ndonjë përqindje akoma më për të qeshur, prandaj dhe ia justifikoj disi këtë mungesë etike.Më pas ndaloj tek Muzeu Kombëtar dhe kujtohem se aty prehen përkohësisht armët e Gjergj Kastriotit. Shkoj të paguaj biletën, por ajo gruaja që priste biletat po më injoronte e të gjithë po hynin pa rradhë. Prita sa prita dhe më humbi durimi sa hyra pa paguar fare biletë. Një dyndje e madhe njerëzish e njëkohësisht muzeu dukej bosh. Të gjithë ishin ngjeshur aty pranë armëve të Skënderbeut, a thua se objektet e tjera në muze nuk kishin asnjë lloj vlere. U bezdisa dhe vendosa të dal sërish. Isha tashmë në qendër dhe po më bëhej ujët e hollë. Ku dreqin të shkoja përveçse në ndonjë lokal e të porosisja vetëm një ujë pa gaz - dhe kështu bëra. Prit se po vjen kamarieri, e kamarieri hiç. Unë bëj me shenjë, ai e pinte a nuk e pinte rehat atë kafen shoqëruar me cigare në banak. Po kulmi ishte kur erdhi dhe mu ul në tavolinë një çift, madje ai burri do më ulej në prehër nëse nuk do kisha ndërruar karrigen në kohë. Në fillim më bëri vërtetë habi, po pastaj mendova "Njerëz të gjallë jemi, kemi nevojë për shoqëri, kemi nevojë për njëri-tjetrin për t'u socializuar" paçka se nuk më morën fare leje të uleshin me mua.
Përfitoj nga rasti të dal në tualet dhe pasi u çlirova hap rubinetit nga uji i ngrohtë që nxirrte ujë të ftohtë të laja duart dhe sytë më shkuan nga pasqyra. U lebetita dhe ulërita me sa kisha në kokë. Në pasqyrë nuk isha, nuk shikoja veten, por pllakat e banjës pas meje...
Shkëputur nga Ditari i një Fantazme me titull "Dita ime e parë"
Letra 2
Pershendetje Anabel!
Marr shkas nga tema qe kishe postuar te ndaj edhe une historine time ju. Duke qene se jetoj jashte edhe kam orar ndryshe nga ju ndoshta nuk do e kem mundesine qe ta shoh hstorine time te postuar meqenese tashme tek ju eshte teper vone.Por po e provoj njehere. Historia daton para kater vjetesh kur une isha me pushime ne Golem te Durresit edhe njoha ca shoqe nga qyteti i Tiranes. Ishim une ata dy shoqet te cilat ishin motra edhe motra ime vetem ne shtepi dhe menduam te benim ate lojen te cilen fik gjithe dritat e shtepise uleni ne shenje rrethi edhe ndizni nje qiri edhe mu ne mes vendos nje gote uji, ndoshta disa nga ju mund ta dijne thjesht si loje por ne e provuam. Shoqet donin qe te thirrnin shpirtin e tezes se tyre e cila kishte vdekur para ca vjetesh edhe ne te vertete ne e bejme lojen por asgje nuk ndodh edhe e harrojme ate muhabet. Mbasdite shihemi prape me njera-tjetren edhe me e vogla nga motrat, thote nuk e di nese me kane bere veshet por kur isha qe pare ne ballkon edhe po rrija, grrilat e ballkonit filluan te leviznin (sepse shume pallate ne golem kane edhe grrila sa per te informuar ata qe se dijne) Degjoja tha dike qe therrise emrin tim edhe qe i thoshte '' Jam ketu, une erdha''. Une e shkreta u pendova me vete qe ia mesova lojen se thashe mos kot ka filluar te halucinacionoje por kjo ishte teper e sigurt ne vetvete qe e kishte degjuar zerin e tezes se saj tek e therriste. Qe ate dite skame bere me gabim ta provoj ate loje.
Kam edhe ca histori te tjera por po e le me kaq se ato tjerat sma mban ti kujtoj jo me ti shkruaj :S
Anonim
Letra 3
Pershendetje Anabel . Jam nje djal 20 vjec , dhe duke qene se jam tip me grint dhe qe i shkoj gjerave deri ne fund . Kalova nje periudh delikate per rreth 2 vjetesh , megjithese tani cdo gje i eshte ri kthyer normalitetit. Fillova te lexoja dhe te studioja mbi Exorcismin (pushtimin e shpirtit nga Demonet). Ne kto 2 vjet u fokusova ne kte pike duke pare dokumentare , duke bere biseda me 2 miq te mi , duke naviguar ne internet ku ne shumicen e rasteve dita tjeter zbardhte e me gjente duke zbuluar fakte te cuditshme. Dhe sa me teper zbuloja , aq me te cuditshme beheshin dukurin paranormale ne jeten time . Megjithse e kuptova vone . Mendoje se duke i gjurmuar me teper kto gjera je me i prirur te prekesh nga ky fenomen. 1nate , ne 1rrugic te ngushte te lagjes time u perballa me nje grua , komshie . Ajo dicka pa pas meje , peri si me dore drejt meje e u largua duke bertitur me te madhe. Nuk e kuptova cfare ndodhi qe ne moment. Me pas 1 nate tjeter , ne veren e 2013 isha duke lexuar mbi fenomenet e Exorcismin ne net . Qelloj qe ishte Ramazan dhe gjyshja ime agjeron . E me tha kur te shkoj ora 3:30 e mengjesit me zgjo se sa te bej buken gati e te ulem te ha . Kte program kishim per cdo nat te ramazanit duke qene se un zgjuar isha. Pash oren ne tel , me thoshte 03:33 , epo thash fix po zgjoj gjyshen. Shkova e pash dhe oren e gjyshes ne dhome por thoshte 2:33 pra ora ime kishta kaluar 1ore para . U habita e u futa ne facebook e pyeta 1shoke i thash sa eshte ora . Me tha eshte 2:35 . Spo kuptoja si dreqin ora ime ndryshoj . U futa ne opsionet e telit per ta ndryshuar oren per ta kthyer 1ore pas. E ndryshova e bera 2:37 sa e hoqa nga opsionet as 3 sekonda ora shkoj serish 3:37 para syve te mi. U tremba me thene te drejten. Me shume ne jeten time kto gjera kam frik se nuk mund te ruhesh dot prej tyre. E perserita serish te njejten gje e cuditesha sesi ora ndryshoj serish para syve te mi e u kthye ne 1ore perpara. U mundova ta rregulloja duke fikur dhe duke ndezur dhe 1her telefonit por nk funksionoj. Fjeta pastaj as gjyshen nuk e zgjova por bera 1gjum shum te keq. Kur u zgjova ne mengjes ora kishte ndryshuar dhe i ishte kthyer normalitetit. Ishte e cuditshme , sidomos kur e sheh me syt e tu . Nje drek tjeter isha duke lexuar per demonet e per te njejtat gjera. Mbarova se lexuari e u shtrita te pushoja pak. Me keputi gjumi. E ne enderr pash sikur mu fut nje energji negative ne trup e me bllokoj . Hapa syt dhe kuptova qe isha ne realitet por energjin e ndjeja thell te renjosur ne kraharorin tim , e po ma merrte jeten pak nga pak . Bera te flas e te bertas por nuk kisha ze. Doja te lajmeroja maman time te vinte te me shpetonte po fjalet i thoja por ze nuk nxirja dot. Fola 3 -4 here e me pas vendosa ti bije murit me grushta qe te me ndjente mamaja ime ne dhomen ngjitur . Por jo vetem qe nuk levizja dot por ndjeja qe dicka po me shtrengonte fytin e kraharorin . I sigurt se po vdisja , po mendoja per vdekjen time ato caste dhe papritur mu veshen syt e trupi po me dridhej ju riktheva normalitetit cuditerisht. Ishte goditje rend per mua . Nuk i tregova gje familjes time. Por sic shkruajta ne fillim kisha 2 miq me te cilet i diskutoja gjithmon kto gjera . Dhe shoket e mi mereshim te 3 me kto gjera dhe me eshte ngjethur mishi kur njeri prej shokeve duke biseduar ne kafe filloj te me tregonte se i kishte ndodhur e njejta gje si mua por pa ja thene un ende. Ju betohem me pikuan lot , spo e kuptoja cne gjith kto lidhje dhe histori. Me ata shoket nuk jam takuar me tani se na ndan rruget e jetes. U largova dhe nga leximi dhe germimi i fakteve per Exorcismin dhe si me magji jeta ime ju kthye normalitetit. U be 1vit e ca qe sme ndodh asgje , e kam 1shkolle dhe 1jete teper aktive. Mesa kam kuptuar, dhe nga faktet qe mblodha ne kohen kur lexoja, kto gjera po i ngacmove je shum i prirur te prekesh. Kuptova se ne nuk kemi fuqi per tu perballur me shpirtra , me dukuri paranormale , apo me demonet . Ju faleminderit , Preferoj te jem anonin :)
Letra 4
Pershendetje Anabel dhe Anabelsa
Dua tju tregoj nje histori qe eshte mese e vertete jo per gje po kam dhe fakte :)) para disa vitesh familia im kishte furre buke dhe shisnim rreth 1000 buke ne dite dmth 10 furre por nuk po e kuptonim se si arritem deri ne 100 buke dmth ne falimentimu nderkoh qe ishim nen efektin e magjise mamit tim ju can gypat e loteve te syrit teshtinte dhe nuk i afroheshe dot miellit e sot e ksaj dite nuk i afrohet dot po esh ber me mir pasi shkuam tek hoxha nje dite u munduam te ndrronim miellin , majane e tgjitha qe mund ta benin buken qe mos vinte e njs nuk besonim kurre tek hoxha apo tek magjite po mbasi i mbaruam te gjitha qe dinim ju drejtuam nje hoxhe ne Durres ne shkozet nuk dua tja permend emrin po gjithsesi ska renci emri renci ka qe kur isha aty me mamin kam qen rreth 15-16 vjec dhe babi na kishte shenuar emrat nga ora 3 i nates se kishte shum rradhe ne shkojm nga ora 8 dhe pritem deri ne 10-11 deri sa u futem brenda aty brenda kishte nje faltore dhe na kendoj me vuri duart ne koke dhe therriste nje emer qe e mbaj mend si sot "Elen" ishte gjeja vetme qe degjova se te tjerat i pershperiste dhe mbasi mbaroj se kenduari me mua dhe mamin po na shikonte cuditshem dhe mua me tha qe Ti mos e lodh trurin aq ne kompjuter mos rri aq shum sa rri para kompjuterit dhe nga cdo gje tjeter ke dal i paster , kurse mamit i thote :me vjen keq te te them po njerzit qe ke shum afer te kane bere nje magji qe shyqyr zotit burri yt esht i shendetshem se larg qoft nuk do ishte sot me ne . po kush na paska ber magji i thot mami me vjen keq i thot ai un jam ktu per ti ndihmuar njerzit e jo per ti bere keq dhe i tha se ca duhet te bente dhe si ta hiqte magjine magjia ishin disa fije nga feshesa te lidhura me fijet e thaseve te miellit dhe na e tregoj vendin se ku ishim pa ardhur fare ti shikonte . ok shum faleminderit i tha mami mirupafshim sa lek kerkon prit tha e para nuk dua lek se nuk jam ktu per lek e dyta dua te te them qe zoti do ta gjykoj brenda 3 ditve personin ne fjale se ka bere shum keq kur mbas 3 ditesh personi qe ne dyshonim kishte ren ne gjendje kome ne shtepi dhe ne dmth familia ime e morem dhe e cuam ne spital dhe kur shum mir e dinim se cfar na kishte bere por ky person sot e ksaj dite e ka pranuar ate qe ka bere por me e keqa esht kjo : qe ai person ka mbetur memec qe pas asaj dite dhe syte i jan shtrembuar mbase zoti e ka lene te jetonte qe te vuaj nuk e di se pse jeton akoma por doktorret thane qe ishte mrekulli qe jetovi . ju shum mir mund te thoni qe nuk esht e ver8 ose ku ta di un se ca thjesht u frymezova ta tregoj historin time sepse jam vet deshmitar i ksaj ca ka ndodhur shpresoj te mbetem anonim sepse personi ne fjale ishte nje nga fisi im
Letra 5
Anonim te lutem
Eshte hera e pare qe marr guximin te shkruaj histori ketu. Dhe un nuk kam besuar asnjehere ne kto histori me magji, derisa e perjetova vet. Kam qen ne pune ne nje parukeri,dhe aty vjen nje grua e rraces se zeze, me nje shoshe ne duar. Hyri brenda e na pyeti nese donim te na shikonte fatin? Jo u pergjigjem te dyja dhe doli. Por se cna gjeti dhe dola e thirra. U fut brenda me dha nje fije peri ne dore I cili ishte I keputur disa here, mbylli duart me tha, I mbylla dhe kur I hapa ishte vec nje fije e gjate pra ishin ngjitur te gjitha. Fillova te besoja. Me pyeti nese kisha te dashur dhe ju pgj po, ok me tha, ai nuk te do por un mund te bej qe ti dhe ai te martoheni e un si budallaqe fillova te besoja gjithcka qe fliste. Do marresh nje unaze floriri, 300 mij lek dhe do I vendosesh ne nje gote me tha. Dhe un ashtu bera I kerkova pronares unazen , dhe 300 mij lekeshin. I vendosa ne nje gote me uje, dhe piva ne ate gote. Tani me tha do I mbeshtjellesh me duart tua leket dhe unazen ne nje cope, dhe vendosi ne nje sirtar me celes. I mbeshtolla dhe I vendosa ne sirtarin ku mbanim leket. I kam vendos me duart e mia dhe I kam paree syt e mi kur I vendosa. Ajo me tha un po iki dhe do kthehem neser qe tme japesh lajmin qe I dashuri te ka propozuar per martese. Copen me tha mos e hap deri kur te vij une. Me te dal ajo nuk durova dhe hapem sirtarin ,hapem copen dhe aty skishte asgje. I kishte marr shtriga qe ju befshin ilaqe. Kam punuar dy muaj e ca pa leke :-( . Ajo nuk u kthye me kurre. Cdo gje filloi te shkonte si mos me keq, u semura aq keq , ndenja dy jave ne spital. Gjate kesaj kohe paradite me shoqeronte halla qe kujdesej per mua, bera serum ne dreke dhe u shtriva , halla ishte ulur pran me je ne nje karrige. Isha zgjuar akoma po shikoja tavanin, kur dy duar te zeza me kapen prej fyti me sa fuqi kishin, ishte perseri ajo. E shikoja dhe nuk flisja e nuk levizja dot, e shikoja dhe hallen ne cep te krevatit, levizja syt por se kish mendjen. Mezi kam levizur doren dhe me pa halla, me fliste cfare ke po as nje fjale nuk dilte. E kuptoi qe dicka nuk shkonte e me ngriti nga krevati, fillova ti thoja qe mos me ler me te flej se me mbyti, mos me shtrij me ne krevat, e shkreta u hutua shikonte se cfare po me mbyste. Mezi erdha ne vete, dhe kerkova te dilja nga spitali qe ate dite. Ju betohem qe as nje fjale nuk eshte genjeshter. Anabel flm nese e poston.
Letra 6
Pershendetje Anabel
Duke lexuar keto histori po tregoj dhe un timen qe me ndodhi para dy netesh. Duke flejtur gjume me vine ca si hije te koka dhe mundohen te me mbyesin. Une mundohet tu iki por nuk mundem dhe as te bertas. E djej qe mbytem me te vertet dhe me del gjume me shume veshtersi. Me ndodh e njejta gje kater here rresht. Por me e keqja eshte hera e peste. Me afrohet nje plake e shemtuar dhe me preke te barku. Une paralizohem komplet dhe sikur me del shpirti dhe ngjitet lart . Teksa ngjitem lart shoh trupin tim te shtrire ne krevat dhe ne ato momente i them vetes zgjohu zgjohu dhe kur them per here te trete zgjohu mor budall me del gjumi. Nuk mund te levizja isha i paralizuar dhe i tmerruar nuk me zinte me gjume per gjithe naten .... un timen qe me ndodhi para dy netesh. Duke flejtur gjume me ca si hije dhe mundohen te me mbyesin. Une mundohet tu iki por nuk mundem dhe as te bertas. E djej qe mbytem me te vertet dhe me del gjume me shume veshtersi. Me ndodh e njejta gje kater here rresht. Por me e keqja eshte hera e peste. Me afrohet nje plake e shemtuar dhe me preke te barku. Une paralizohem komplet dhe sikur me del shpirti dhe ngjitet lart . Teksa ngjitem lart shoh trupin tim te shtrire ne krevat dhe ne ato momente i them vetes zgjohu zgjohu dhe kur them per here te trete zgjohu mor budall me del gjumi. Nuk mund te levizja isha i paralizuar dhe i tmerruar nuk me zinte me gjume per gjithe naten ...
Letra 7
Tani e pashe temen dhe po e ndaj dhe une nje histori te pazakonte, jo te frikshme por te cuditshme, nga ato qe nuk jane te tipit "triller psikologjik" qe vetem njeri e sheh dhe tjeret mendojne se ky eshte i cmendur. Jo, kete e kane pare te gjithe. Ishte periudha kur vdiq gjyshi. Po lengonte nga semundja. Qysh nje jave para se te vdiste dhe deri diten kur ai u varros, nje zog cukiste vazhdimisht dhjetra here ne dite, ne dritaren qe ndodhej mbi koken e tij. Dikush madje provoi ta hape dhe ta linte te futej brenda por jo ai nuk futej dhe thjeshte vinte afer dritares. Ai zog u pa afer dritares, edhe per nje here tjeter, sapo u kthyem ne shpi nga varrimi... Pastaj kurre me... Teologet thone qe engjejte (meleqet) kthehen ne zogj dhe ndoshta ky engjell e mori me vete ate njeri te jashtezakonshem. Nga ajo ngjarje shoh me me shume besim zotin... :)
Letra 8
Pershendetje! Kjo historia qe me ka treguar gjyshja nuk eshte e frikshme, por shume e cuditshme. Gjyshja ime lindi 1 djale, femija i pare per te. Ishte shume i bukur, i qeshur & i fuqishem sado qe ishte foshnje. Naten kishte raste qe zgjidhej vet nga djepi, shkonte afer oxhakut ose dilte nga shtepia per te fluturuar. Ai ne fakt kishte disa "krahe" te vegjel poshte kraharorit & e vetmja qe e dinte ishte gjyshja. Kur shkoi tek prinderit e vet pasi beri femijen, mamaja e saj pa "krahet" e foshnjes & pas disa ditesh femija u semur &vdiq. Thuhej se femijet qe lindin keshtu jan teper te zgjuar &karizmatik por po i pa njeri "krahet" vdesin. Doja te pyesja: ka mundesi qe kjo histori te jete e vertete? Ka degjuar njeri per kta njerez "dragua/engjej"? Ps: gjyshja e mendjen top & une e besoj. Do ishte mire mos te ishte zbuluar &te kisha 1 dajo te tille.:) G.A
Letra 9
Anabel pershendetje. Desha dhe un te tregoj historine time, ne lidhje me ate lojen me gote qe eshte bere kaq e famshme. Dua te them qe isha une qe javen e kaluar komentova ne nje status per kte lojen dhe u hap nje diskutim i madh dhe plot dyshime. Nuk kam arsye se pse te genjej, por dhe nuk kam arsye pse tu them atyre qe nuk e besojne qe ta provojne, e vetmja gje qe mund tu ndodhi nese luajne me rregulla dhe nuk e teprojne me pyetje eshte se do u ngelet pak ne mendje ditet e para sesi pergjigjet qe kthehen jan aq te sakta dhe asgje me teper. E kam bere disa here kte "loje" megjithse nuk dua ta quaj te tille,por hera e fundit me ka ngelur absolutisht ne mendje dhe e paharrueshme. E kam luajtur me 4 shoke, te katert nuk e besonin se ajo ndodhte vtm une e dija sepse e kisha provuar dhe here tjt. Me shume mundim dhe pas shume te qeshurash loja funksionoi dhe gota filloi te levizte pasi ajo nuk ndodh nese nuk jeni serioz ose nuk e besoni pjeserisht. E kemi bere ate loje 3 here dhe hera e fundit ishte mbreselenese me pak fjale. Ishte shume miqsor, nuk merzitej nga pyetjet tona dhe i kthente pergjigjet e sakta, me nje fjale ndihej ngrohte dhe mire qe ne komunikonim me te. I bem dhe pyetjen se mos ndoshta e kemi shqetesuar dhr pergjigja ishte jo, donte te vazhdonte te komunikonte. I kemi bere rreth 30 pyetjr dhe seciles i eshte pergjigjur sakte dhe pa asnji gabim ne shkronje, pyetje te cilat i dinte vetem personi qe bente pyetjen dhe madje kur dikush bente pyetjen e hiqte doren nga gota qe mos te kishte dyshime asnji se pergjigjen e kthente vet personi. Ne fund te pergjigjes secili nga ne rrinte gojehapur sepse ishin pergjigje te sakta, data, vite, datelindje, mosha l, vendlindje, emra pjestaresh,numra, madje dhe oren e sakte sesa ishte e gjeti, ishte ora 4 pa 5 dhe kur dha pergjigjen shkoi te nr 4..asnji nga ne nuk ja kishte iden sa ishte ora dhe kur e pame e besuam se kishte qene aty me ne gjate gjithe nates pasi dhe pyetjes qe a ke qene me ne gjate gjithe nates ne kte dhome ju pergjigj me Po. Anabel, nuk kam arsye pse te genjej, thjesht ju derg kte mesazh per ata qe nuk e besojn dhe per ata qe duan ta provojn, nuk eshte se te sjelle ndonje te mire por as edhe te keqe. Mos harroni, loja mbyllet me Mirupafshim, duhet ta pyesni a do te largohesh dhe i thuhet mirupafshim nderkohe qe gota drejtohet aty ku shkruhet mirupafshim. Anonim :)
Letra 10
Thone qe shpirti fillon dhe shkeputet nga trupi pak para vdekjes...gjyshja ime ma ka treguar kete histori...gjyshi me gjyshen kan shtepi private,dhe zakonisht mbasditeve dilnin dhe pinin kafen bashke ne oborr..por gjate asaj kohe gjyshi ka qen shum semure sa qe nuk levizte fare nga krevati pasi semundja qe kishte ia kishte humbur imunitetin dhe nuk ecte me...nje mbasdite gjyshja doli ne kopesht per tu mar me lulet dhe ajo betohet qe afer saj i kishte kaluar gjyshi pa i kthyer koken fare dhe ishte larguar per nga porta e madhe e shpise...gjyshja me thoshte qe u habit nga ky veprim dhe filloi ta therriste por ai sju qe pergjigjur deri sa i kishte humbur nga syte...menjeher me tha u futa brenda se u bera merak qe si ishte cuar vetem gjyshi,kur cte shihte?? Gjyshi ishte shtrire ne krevat dhe po flinte...kur ishte zgjuar e kishte pyetur mos kishte dal ne oborr por ai slevizte dot...dhe fatkeqsisht te nesermen gjyshi nderroi jete 😔😔
Letra 11
-Mirembrema! Une jam 21 vjec, me ndodh shpesh endrrat qe shoh me dalin ne realitet. Me ka ndodhur te shoh ne enderr kushurirat e mia shtatezene dhe mbas ca ditesh marr vesh qe eshte e vertete. Madje njera kushurire te cilen e dija qe po priste femije, me shfaqet ne enderr dhe me thot e kam goc , ajo ishte ne muajin e pare se kishte pare akoma ne eko dhe doli ashtu sic e pashe, prap ngeli shtatezene dhe me doli ne enderr (ishte ne muajin e pare)dhe me thote edhe kete e kam goc femijen tj do e kem djale, dhe prape me doli endrra.Mami me thot se kur isha tre vjece, vjen halla ne shtepine tone e cila kishte nje vit qe ishte martuar, ulet e shtrihet ne divan dhe ti shkon dhe i hypen ke barku siper dhe ia prek barkun dhe i them ti halla ke beb ketu.Mami me tha ne qeshem dhe menduam se ishte shaka, por ne fakt halla kishte qene ne javet e para te shtatezanise dhe nuk e dinte as ajo. Akoma halla ma permend kete gje, megjithese me vjen keq per te se nuk ka mundur te linde femije tj.Ndonjehere friksohem nga keto enderra por kur kane te bejne me ndonjd gje te bukur , lumturohem.Naten
Letra 12
gati x t dal ishte ora 6 e pasdites.Para syve te mi kaloi nje hije ne pasqyre..Mendova qe me esh dukur mua nk doja ta besoja,vazhdova..Kur u hap njera dere e dhomes,luajti doreza dhe u mbyll prap dera,u tmerrova..Nga ai moment qe dola nga ajo shtepi nk hyra m kurre mbrenda.Sa here e kujtoj m ngjall frike..
Ju lutem anonim.
Letra 13
-Po ju shkruaj perseri sepse per kete teme une kam shume historia qe u kane ndodhur njerzve te njohur dhe mua personalisht , une jetoj ne kukes ne lagjen zabel dhe aty duhet t kalosh mes per mes zabelit per t vajt te pallati im , para nje viti 4-5 dite pas fiter bajramit po shkoja vone per ne shtepi dhe po ecja duke degjuar muzik dhe ne fakt at rruge e beja cdo nate dhe se kisha problem . Sa kaloj mesin e zabelit shikoj nje burre me te bardha te veshur por me nje te bardh te zbeht dhe me nje kapele me forme konike ne maje dhe mendova se noj njeri dhe vazhdova rrugen kur papritur degjoj ca zhurme hapash ne te djathten time dhe kthej koken mendova se noj mace por skishte asgje dhe prap e njejta zhurme ne te majte , u frikesova icik dhe vendosa t ec para dhe ula koken por n bisht t syrit shifja at burrin qe rrinte para meje dhe sa ngrej koken fshihet pas peme dhe thash do ec para dhe mu prene kembet dhe jam rrezuar n gjunj 3 m larg pemes ku ishte ai por n fakt nuk ndodhej aty por kthej koken dhe cte shikoj ai pas meje me duart ne bel dhe me shikonte , jam rrezuar 3-4 her teksa largohesha n vrap dhe u bera gjith gjak . Ka qen gjeja me e frikshme qe mka ndodh dhe mberi t besoja qe kto gjera ekzistojne dhe historia ime s eshte e vetmja !! Te lutem publikoje ket
Letra 14
Para ca kohesh mora nje shtepi me qera ne nje lagje te tr. E zonja e shpise me tha ketu kan jetuar mami e babi derisa vdiqen edhe un nuk e kam pasur me qejf ta jap me qera por meqe jeni cift i ri ta gezoni per sa do rini. Shtepia ishte me te gjitha mobiliet e sendet e saja, kishte fotografi neper mure! Ne kishim dhe nje mace qe e kishim mare qe kotele. Qe netet e para macja u cmend fare, ikte me vrap neper dhome sikur e ndiqte dikush pastaj fshihej e nuk dilte,frynte bishtin,dridhej! Nuk i vura shum rendesi! Nje nate kur u shtriva te fle u ndez televizori i kuzhines nuk fjeta gjith naten te nesermen erdhi zonja e shtepise dhe tha ikni nga shtepia pa i thene asnjegje une se car kish ndodhur dhe ajo nuk me dha asnje arsye pse na perzuri!
Mundohem ta quaj rastesi se un nuk besoj fare ne kto gjera por keshtu ndodhi!
Letra 15
pershendetje!
Anabel ishin dy shoke te ngushte te cilet nuk besonin ne histori te tilla..thonin jane shpikje te mendjes njerezore kur kane panik..Edhe nje dite vejn bast me njeri tjetrin, qe ne 9 te darkes do iknin ne varreza dhe do ngulnin nje thike ne varr.. ishte dimer..Njeri nga djemt kishte veshur nje pardesy te gjate ,tjetri xhup.. Duke ikur ne varreza te dy i kap nje ndjenje frike po nuk po e tregonin.. Arrijn ne varreza dhe shkuan me vrap te ngulin thikat,e bejne te ikin me vrap pastaj se normal qe i kishte hyre frika deri ne palce ,po kte me pardesy e kap dicka prej pardesyje dhe e ndalon te iki te vrapoj.. nga frika djalit i bie infrakt... Kur kthehet shoku sheh qe me thik djali kishte kapur cepin e pardesys... P.s : histori e vertet kjo .. ANONIM e di vet ti
Letra 16
Dicka e cuditshme me ka ndodhur dhe mua por jo vetem nje here ....shikoj ne enderr gjera qe nuk i kam kurre me pare dhe pas disa kohesh ato gjera ndodhin me te vertete ...nuk e kuptoj se cfare eshte kjo gje dhe jam perpjekur te kerkoj nje shpjegim por jo, askush nuk ma jep nje shpjegim te tille
Anonim te lutem
Letra 17
ishte nata e vitit te ri,kte vit qe kaloi.po festonim un mami 2 motrat dhe nipi 2 vjec.ishim te gjitha rreth tavolines dhe motra e madhe del ne banjo.ne nuk levizem fare.kur u kthye ajo spo hapte dot deren,u perpoq kur pame ajo ishte mbyllur me celes se kuptuam si ndodhi nderkohe qe ne nuk levizem nga vendi.
Letra 18
Dua tju tregoj dhe une per disa tmerre qe kan ndollur ne shtepin time..
Une jam rritur nga nje familje me nivel te larte dmth te gjith na njohin per familje te mir por me ekonomi shum te dobet, ne jemi shum femije, tani te gjith jemi rritur dhe ekonomia jone eshte shtuar. Para ca kohesh dola vetem me njeren moter jashta pasi jetoj ne shtepi private shikoj para makines babit tim nje gjysem robi dhe me vrap u futem brenda.. Nje her tj dola jashte naten po me te njeten moter mbi nje peme shikuam nje hije te zez. Por kan ndollur dhe gjera tj te quditshme dolem nje her jashte naten te gjith femijet ishim vetem pa prinderit kur po futeshim brenda motra duke mbyllur deren dikush vjen dhe donte te hapte deren me forc nuk shikonim asgje vetem dera po hapej :( Ne shtepin time cdo gje hecen ters eshte fijuar motra ime disa her dhe ndar vellai fijuar dhe ndar,kjo gje na ka habitur shum.. Cdo gje hecen ters ama paqja ne familjen time nuk mungon...ju lutem nxereni cfar mund te bej te shpetoj familjen nga ty tmerr... Flm