Siç thotë shprehja e famshme: Nëse luan me zjarrin, digjesh. Prandaj ne gjithmonë sigurohemi që zjarrit t’i rrimë larg dhe të marrim prej tij vetëm ngrohtësinë, duke iu shmangur tymit të zjarrit, si edhe dioksidit të karbonit që çlirohet prej tij.
Si ndodh procesi i djegies?
Djegia fillon në pothuajse 400 gradë Celcius, siç ndodh përshembull në rastin e cigareve, të cilat fillojnë të digjen pikërisht në këtë temperaturë. Më tej, cigaret nisin të çlirojnë tym, bashkë me të cilin çlirohen më shumë se 6 mijë substanca, 100 prej të cilave janë klasifikuar si të dëmshme ose potencialisht të dëmshme. Kur cigarja ndizet, temperatura e saj i kalon 900 gradë Celcius. Prandaj sot shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, përveçse i dëmshëm, tymi i cigares është një mënyrë e dalë kohe për të marrë nikotinë, një substancë e cila gjendet natyralisht tek bima e duhanit, e cila në vetvete nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me pirjen e cigares. Prandaj, zgjidhja e parë që të vjen në mendje do të ishte pikërisht zhdukja e procesit të djegies. Në këtë rast, vjen në ndihmë ngrohja.
Ku ndryshon ngrohja nga djegia?
Ngrohja konsiderohet si procesi që ndodh mes 250 deri në 350 gradë Celcius. Në këtë spektër, nuk çlirohet tym. Në rastin e njerëzve të cilët pinë cigare, siç deklarojnë disa ekspertë të shëndetit publik, ka alternativa pa tym të cilat e reduktojnë riskun, produkte me ngrohje, të cilat mund t’u vijnë në ndihmë të rriturve të cilët përpiqen të heqin dorë nga zakonet e pashëndetshme, por nuk janë gati të heqin dorë plotësisht nga nikotina. Produktet me ngrohje mund të jenë një zgjidhje, duke qenë se nuk djegin dhe nuk çlirojnë tym, duke shmangur kësisoj ekspozimin ndaj mbi 6 mijë substancave, nga të cilat 100 janë të studiuara me shkencë se shkaktojnë sëmundje ose janë potencialisht të dëmshme.