Familjes së Eliza Dushkut dhe Peter Palandjian iu bashkua një tjetër vogëlush. Aktorja publikoi një foto në profilin e saj në Instagram, ku njoftoi se është bërë sërish nënë.
Ajo u shpreh se java e fundit ka qenë një rrugëtim i ri për shkak të ardhjes në jetë të djalit, Bodan.
“Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja. Bourne & Bodie,” shkruan aktorja si mbishkrim në fotot e realizuara nga fotografi Fadi Berisha.
View this post on Instagram
Eliza dhe Peter janë prindër të një djali, Philip Bourne, i cili erdhi në jetë në fillim të gushtit të vitit 2019.
Ata u martuan në gusht të vitit 2018, në një ceremoni të fshehtë. Peter Palandijan është president i “Intercontinental Real Estate Corporation” me qendër në Boston, kompani që është themeluar nga i ati. 57-vjeçari është baba i 4 fëmijëve të tjerë që kanë ardhur në jetë nga martesa e mëparshme.