High Tech

Do të skanojë fotot në celular: Plani i Apple duartrokitet, por shihet edhe si shqetësues

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2021

Do të skanojë fotot në celular: Plani i Apple duartrokitet, por

Apple prezantoi planet e ardhshme për të skanuar iPhone-t, fillimisht në SHBA, për imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve, gjë që u duartrokit nga grupet e mbrojtjes së fëmijëve, por njëkohësisht u pa edhe si shqetësues nga studiues të sigurisë të cilët thonë se mund të keqpërdoret, përfshirë qeveritë që vëzhgojnë qytetarët.

Mjeti i krijuar për të zbuluar imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve, i quajtur "neuralMatch", do të skanojë imazhet para se të ngarkohen në iCloud.

Nëse gjen diçka dyshuese, imazhi do të rishikohet nga një njeri. Nëse pornografia e fëmijëve konfirmohet, llogaria e përdoruesit do të çaktivizohet dhe do të njoftohet Qendra Kombëtare Amerikane për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.

Sistemi i zbulimit, që do të funksionojë edhe për pajisje të tjera të kompanisë, do të shënojë vetëm imazhe që janë në bazën e të dhënave të qendrës për pornografinë e fëmijëve. Prindërit që bëjnë fotografi të pafajshme të një fëmije në banjë nuk duhet të shqetësohen.

Do të skanojë fotot në celular: Plani i Apple duartrokitet, por

"Mbrojtja e zgjeruar e Apple për fëmijët ka ndryshuar lojën," tha John Clark, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Kombëtare Amerikane për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, në një deklaratë. "Me kaq shumë njerëz që përdorin produktet e Apple, këto masa të reja sigurie kanë potencial shpëtues për fëmijët".

Por disa studiues të sigurisë kanë ngritur shqetësimin se do të ketë abuzime, përfshirë edhe mbikëqyrjen e qeverisë ndaj qytetarëve.

“Çfarë ndodh kur qeveria kineze thotë, ‘Këtu është një listë e që duam që t'i skanoni,’” tha për Euronews Matthew Green, një studiues i kriptografisë në Universitetin Johns Hopkins. “A thotë Apple jo? Shpresoj që ata të thonë jo, por teknologjia e tyre nuk do të thotë jo".