Të premten, 30 korrik, thuajse kudo në media nisi të qarkullonte lajmi se Amal Clooney është shtatzënë përsëri me bashkëshortin George Clooney. Madje shumë thanë se ajo është edhe njëherë në pritje të binjakëve.
Sidoqoftë, burime për E! News thonë se lajmet nuk janë të vërteta. Në vend të kësaj, dyshja thjesht po shijon verën me dy binjakët 4-vjeçarë, Ella dhe Alexander. Ata festuan ditëlindjen e fundit të fëmijëve në Itali, pranë liqenit të Como-s.
Ashtu siç ndodhi me shumë familje, viti i kaluar ka qenë i vështirë për shkak të largësisë dhe pamundësisë për të parë fëmijët, prindërit etj. Në një intervistë me The Guardian, George reflektoi mbi pandeminë që vazhdon të ndikojë tek njerëzit në të gjithë botën.
“Ky ka qenë një vit i keq me të gjithë, por unë kam qenë me fat. Karriera eci me sukses dhe pata mjaftueshëm hapësirë në shtëpi për të dalë dhe për të ecur përreth saj.
Në fund, babai i dy djemve foli për shqetësimin më të madh gjatë periudhës së pandemisë, faktin që djali i tij vuan nga astma dhe frika se nëse e prekte Covid, ai do të ishte më i ndjeshëm ndaj tij.
Më parë, ai ka thënë se “fëmijët i kanë dhënë një tjetër perceptim për dashurinë” dhe se “asnjë sukses apo arritje nuk është më e madhe se prania e tyre”.
Sa i përket lajmit të rremë, është një rikujtesë se nuk duhet t'i besojmë gjithçkaje që lexojmë në internet pa e verifikuar mirë dhe se NUK supozohet nëse një grua është apo jo shtatzënë.