Princi Charles zbuloi disa nga këngët e tij të preferuara - përfshirë një këngë që i dha "një dëshirë të parezistueshme për t'u ngritur dhe për të kërcyer.”
The Three Degrees, Diana Ross dhe Edith Piaf janë pjesë e listës me këngët e preferuara të Princit Charles, të cilat ai i ndau me një radio spitalore për të falënderuar stafin e kujdesit shëndetësor dhe vullnetarët për punën e tyre gjatë pandemisë së Covid-19, sipas agjencisë së lajmeve PA.
Charles diskutoi disa nga këngët e tij të preferuara të jetës, duke përfshirë “Givin' Up, Givin' In," që The Three Degrees interpretoi në ditëlindjen e tij të 30-të dhe që "shumë kohë më parë, më jepte një dëshirë të parezistueshme për t'u ngritur dhe për të kërcyer” tha ai.
Lista e plotë e Princit nëse jeni kuriozë:
1. "Givin' Up, Givin' In" - The Three Degrees
2. "Don't Rain On My Parade" - Barbra Streisand
3. "La Vie En Rose" - Edith Piaf
4. "Upside Down" - Diana Ross
5. "The Voice" - Eimear Quinn
6. "The Click Song" - Miriam Makeba
7. "You're A Lady" - Peter Skellern
8. "La Mer" - Charles Trenet
9. "Bennachie" - Old Blind Dogs
10. "Lulu's Back In Town" - Dick Powell
11. "They Can't Take That Away From Me" - Fred Astaire and Ginger Rogers.
12. "Tros Y Garreg/Crossing the Stone" - Catrin Finch
13. "Tydi a Roddaist" - Bryn Terfel